Tentoi hyrjen në Shqipëri me dokument identifikimi fals, arrestohet në Rinas 40-vjeçari i dënuar në Firence

Më datë:

Një 40-vjeçar në Rinas është arrestuar pasi ka tentuar hyrjen me mjete identifikimi false, pasi ka precent penal në Itali.

Në pranga ka rënë shtetasi Eduart Isaku, i cili paraqiti mjetin identifikues me ermin Ermir Isaku.

Sipas njoftimit të policisë, ai ka precedent të mëparshëm penal pasi Gjykata e Apelit të Firences e ka dënuar me 5 vite heqje lirie për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët e saj në Romë për ekstradimin e tij.

“Tentoi të hynte në Shqipëri, me identitet fals, pasi ishte i dënuar në Itali, arrestohet provizorisht, me qëllim ekstradimin, 40-vjeçari.

40-vjeçari, i dënuar me 5 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale, për vjedhje me dhunë. Gjatë intervistimeve të imtësishme, të realizuara në hyrje/dalje të Shqipërisë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe të tentativave për të kaluar ilegalisht kufirin, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë konstatuar në hyrje të Shqipërisë, se shtetasi Eduart Isaku, 40 vjeç, i cili udhëtonte nga Madridi, kishte paraqitur dokumente me identitet fals (me gjenealitete Ermir Isaku).

Nga verifikimet e mëtejshme dhe shkëmbimi i informacioneve në kohe reale, ndërmjet strukturave të INTERPOL, ka rezultuar se ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Firences, në vitin 2018, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale. Ky shtetas u arrestua provizorisht dhe për ekstradimin e tij në Itali, po bashkëpunojnë Interpol Tirana dhe Interpol Roma”, njofton policia.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: “Mazhoranca nën diktatin e Ballukut, Rama mungon nga frika”

Po diskutohet në Kuvend projektligji për akcizën dhe taksat...

Trump: Konflikti me Iranin do të përfundojë shpejt

Presidenti amerikan Donald Trump shprehu besimin në një mesazh...

A ka lidhje “Haga” me zgjedhjet? Kryeministri Kurti: Nuk shoh lidhje me vendimin për Thaçin

Albin Kurti e distancoi krejtësisht veten dhe qeverinë e...

Hoxha takim me Rutte: Në gjeopolitikën e sotme, NATO më e rëndësishme se kurrë

 Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha...