Këlliçi: Licensimi i bankës digjitale, proces që kërkon transparencë të plotë

Më datë:

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi në interpelancën e kërkuar me kryemnistrin Edi Rama, ngriti shqetësimin mbi procesin e licensimit të “Jet Bank”.

Ai deklaroi se shqetësimet kryesore lidhen me rrezikun e pastrimit të parave, sigurinë kibernetike dhe stabilitetin financiar të sistemit bankar.

Duke marrë fjalën në seancë plenare të Kuvendit, Këlliçi u shpreh se licensimi i bankës digjitale është një proces që kërkon transparencë të plotë dhe mbikëqyrje të rreptë institucionale.

Këlliçi kërkoi sqarime për verifikimet e aksionarëve dhe burimit të kapitalit, si dhe për garancitë mbi sigurinë e depozitave të qytetarëve.

Ai ngriti gjithashtu pyetje mbi kontrollin institucional dhe ndërkombëtar të procesit të licensimit, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe përputhshmërisë me standardet europiane në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian.

“Licensimi i një banke nuk është thjesht një procedurë burokratike, por një vendimmarrje me ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë financiare të qytetarëve dhe stabilitetin e sistemit bankar”, deklaroi ai.

Deputeti i opozitës ngriti gjithashtu shqetësime mbi rrezikun e pastrimit të parave dhe kërkoi sqarime nga institucionet përgjegjëse për verifikimin e aksionarëve dhe burimit të kapitalit të bankës.

Ai theksoi se Shqipëria ndodhet nën monitorimin e mekanizmave ndërkombëtarë si MONEYVAL dhe se proceset e licensimit financiar duhet të jenë në përputhje me standardet evropiane, në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian.

Këlliçi i kërkoi Kryeministrit dhe institucioneve përkatëse të japin sqarime mbi procesin e licencimit dhe verifikimet e kryera, duke theksuar nevojën për transparencë dhe besim publik në sistemin financiar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: “Mazhoranca nën diktatin e Ballukut, Rama mungon nga frika”

Po diskutohet në Kuvend projektligji për akcizën dhe taksat...

Trump: Konflikti me Iranin do të përfundojë shpejt

Presidenti amerikan Donald Trump shprehu besimin në një mesazh...

A ka lidhje “Haga” me zgjedhjet? Kryeministri Kurti: Nuk shoh lidhje me vendimin për Thaçin

Albin Kurti e distancoi krejtësisht veten dhe qeverinë e...

Hoxha takim me Rutte: Në gjeopolitikën e sotme, NATO më e rëndësishme se kurrë

 Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha...