“Pasaportë serbe në vend të evropianes” – Berisha nxit qytetarët për protestë më 12 mars

Më datë:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në vijim të konferencës për mediat nga selia blu, ka bërë thirrje për mobilizim qytetar më 12 të këtij muaji, duke theksuar se qëllimi kryesor është largimi nga pushteti i kryeministrit Edi Rama.

Berisha u ndal edhe te një letër që, sipas tij, është firmosur nga Rama së bashku me presidentin serb Aleksandar Vučić, duke e cilësuar atë si një akt që, sipas tij, dëmton interesat e shqiptarëve.

“Në këtë kontekst, letra e përbashkët që firmosi me padronin e tij Aleksandar Vuçiç, shqiptarëve që u premtoi pasaportën europiane u garanton pasaportën serbe dhe meriton të ndëshkohet me të gjitha format si tradhti e lartë kombëtare”, u shpreh Berisha.

Ai njoftoi se më 12 të këtij muaji qytetarët do të mblidhen para Parlamentit në një protestë që ai e cilësoi si “kryengritje paqësore”.

“Data 12 është data e kryengritësve paqësorë shqiptarë, në të cilën ata do të mblidhen para Parlamentit për të kërkuar largimin e menjëhershëm të Edi Ramës”, deklaroi kreu i PD.

Sipas Berishës, protesta synon ndryshimin e situatës politike në vend dhe rikthimin e votës së lirë për qytetarët.

“Kryengritja paqësore e shqiptarëve ka synim madhor shpëtimin e shqiptarëve nga ky regjim dhe rikthimin e votës së lirë tek ata. As një Lubi, as dhjetë Lubi nuk janë objektivat e kësaj kryengritjeje, objektivi është largimi i Edi Ramës me urgjencë”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

PS në Njësinë 12: Rama për BE-në: Porta e hapur do mbyllet vetëm kur të hyjmë brenda

https://www.youtube.com/live/G67P3EOMCvM?si=-mH6iP9WylSqX4XL Kryeministri Edi Rama, mbajti fjalën e tij në Asamblenë...

“Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë

“Është më mirë të jesh i përgatitur sesa të...

Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!

Mes konfliktit në Iran dhe krizës së energjisë që...

Goditje në Elbasan: dy arrestime për trafik droge, sekuestrim i lëndëve narkotike dhe mjeteve

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 2 persona...