Supë me thjerrëza të kuqe

Më datë:

Kjo është një nga supat më të përdorura në Turqi, një recetë e shijshme dhe e shëndetshme që përmban plot vitamina dhe proteina.

Përbërësit: 1 gotë thjerrëza të kuqe, 2 patate të mëdha, 1 karotë e madhe, 1 kungulleshkë, 1 qepë e vogël, 1 thelb hudhër, 2 lugë gjelle salcë domatesh, 1 lugë çaji spec i kuq pluhur i ëmbël, dhjozmë/nenexhik i njomë ose i thatë, majdanoz, kripë, piper, vaj ulliri, pak gjalpë dhe limon.

Përgatitja: Në një tenxhere skuqim me vaj ulliri qepën e prerë. Më pas shtojmë kungulleshkën, karotën dhe patatet. I lëmë të skuqen mirë me njëra-tjetrën. Pasi janë skuqur të gjitha, shtojmë hudhrën dhe i lëmë të skuqen edhe pak për të marr shijen e saj. Në fund shtojmë salcën e domates, i përziejmë dhe hedhim thjerrëzat. Përsëri i skuqim, duke shtuar piper të zi, specin e kuq të ëmbël, kripë, nenexhikun bashkë me majdanozin e prerë imët. I trazojmë mirë për 1 minutë dhe në fund shtojmë ujë dhe i lëmë për 20 minuta të ziejnë. Nëse shikoni që gjatë zierjes ka nevojë për ujë, shtojeni pasi thjerrëzat e thithin shumë ujin. Pas 20-25 minutash në vlim, largojmë tenxheren nga zjarri dhe e frulojmë supën duke e bërë kremoze. Nëse kremi del shumë i trashë e holloni me ujë dhe e ktheni përsëri në zjarr sa të marrë një valë. Mos harroni të kontrolloni kripën. Në një tigan të vogël skuqni pak gjalpë me spec të kuq të ëmbël pluhur dhe hidhjani pak supës kur e servirni. Supa këshillohet të shoqërohet me lëng limoni pasi i jep më shumë shije. Ju bëftë mirë!

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nga qelia, Veliaj shkarkon Ristanin/ Akuzon për moszbatim të urdhrave të tij

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nga burgu ku ndodhet...

Pas gjyqtarëve, KLP vendos për rritjen e pagës së prokurorëve

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka vendosur për...

Tentoi të pengonte arrestimin e të vëllait/ 41-vjeçari kërcënon me armë efektivët në Elbasan

Specialistët e Hetimit të Krimeve në DVP Elbasan, në...

Eksploziv i lidhur me celular/ RENEA çaktivizon lëndën plasëse në Lagjen Nr. 3 të Durrësit

Ekspertët xhenierë të repartit RENEA kanë çaktivizuar me sukses...