Eksploziv i lidhur me celular/ RENEA çaktivizon lëndën plasëse në Lagjen Nr. 3 të Durrësit

Më datë:

Ekspertët xhenierë të repartit RENEA kanë çaktivizuar me sukses një sasi lënde plasëse të lidhur me një aparat celular, e cila u gjet e braktisur në rrugë në lagjen nr. 3 të qytetit të Durrësit.

Pas njoftimit për praninë e objektit të dyshimtë, shërbimet e Policisë së Durrësit rrethuan me shpejtësi zonën dhe vendosën perimetrin e sigurisë për të garantuar mbrojtjen e qytetarëve.

Në vendngjarje mbërritën specialistët xhenierë të RENEAS, të cilët realizuan me sukses procedurën e çaktivizimit të lëndës plasëse në sasi të vogël, duke eliminuar plotësisht rrezikun e ndonjë shpërthimi.

Ndërkohë, grupi hetimor i ngritur për këtë rast, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në terren për këqyrjen e provave materialet, zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave përgjegjës që kanë braktisur apo vendosur objektin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Pas gjyqtarëve, KLP vendos për rritjen e pagës së prokurorëve

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka vendosur për...

Tentoi të pengonte arrestimin e të vëllait/ 41-vjeçari kërcënon me armë efektivët në Elbasan

Specialistët e Hetimit të Krimeve në DVP Elbasan, në...

Radarë e pajisje teknologjike në terren/ Mbi 5 mijë shoferë gjobiten nga Rrugorja e Tiranës

 Policia Rrugore e Tiranës ka kryer kontrolle në të...

Zjarri në hotelin e Vlorës i mori jetën 25-vjeçares/ E reja nuk u mbijetoi djegieve të rënda

Ka ndërruar jetë 25-vjeçarja Ana Dyrmishi, e cila pësoi...