Receta më e shijshme e supës me domate dhe gjizë (për katër persona)

Më datë:

Përbërësit për 4 persona:

  • 400g gjizë me kripë
  • 500g domate të pjekura mirë
  • lëng zarzavatesh të ziera afërsisht një litër
  • 1 tufë borzilok
  • 1-2 thelpinj hudhre
  • spec djegës pluhur
  • vaj ulliri, kripë, piper
  • spec djegës i freskët-sipas dëshirës
  • bukë e ndenjur.

Përgatitja:

Në një tenxhere ku kemi hedhur 4 lugë vaj ulliri, skuqim hudhrën dhe kur të ketë marrë ngjyrë, e heqim. Shtojmë gjizën, pak spec djegës pluhur dhe i lëmë të skuqen për 2-3 minuta, duke i përzier herë pas here derisa gjiza të marrë shijen e specit.

Shtojmë domatet, të cilave ua kemi hequr lëkurën dhe i kemi prerë në kubikë, dhe lëngun e zarzavateve të ziera. I shtojmë kripë dhe e lëmë të marrë valë për rreth 20 minuta ose derisa supa të trashet. Nëse ju pëlqen shumë kremoze, kalojeni supën bashkë me lëngun në mikser. Bukën e presim në kubikë të trashë 1 cm dhe disa prej tyre i vendosim në fund të çdo pjate. Më pas hedhim supën dhe i përfundojmë pjatat duke i zbukuruar me gjethe borziloku të freskët, copa speci djegës të freskët, vaj ulliri dhe kubikë buke.

E shërbejmë të vakët.

Artikulli paraprak

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Epidemiologia Vasili për “Ethet e Nilit”: Nis si një grip i lehtë, nuk transmetohet nga njeriu te njeriu

 Epidemiologia e Institutit të Shëndetit Publik, Adela Vasili sqaroi...

Ndahet nga jeta rapsodi i njohur i Ansamblit të Kukësit, Rustem Cela

Ka ndërruar jetë Rustem Cela, një nga rapsodët e...

Vodhi kasën e një marketi në Durrës/ Arrestohet 26-vjeçari

Policia e Durrësit ka arrestuar 26-vjeçarin që vodhi dje,...

“Shqetësimi i çdo qytetari”, Rama flet pas takimeve në Pogradec

Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar në rrjete...