Nga qelia, Veliaj shkarkon Ristanin/ Akuzon për moszbatim të urdhrave të tij

Më datë:

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nga burgu ku ndodhet ka marrë vendimin për shkarkimin nga detyra të Anuela Ristanit.

Veliaj ka tërhequr delegimin e kompetencave Anuela Ristanit për drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Në vendimin e Veliajt, të siguruar nga gazetarja e Klan News, Glidona Daci sqarohet se shkarkimi i Ristanit vjen mes të tjerash edhe pas refuzimit të saj si kryetare e komanduar, të zbatojë urdhrat e Veliaj.

  • “Në periudhën pasuese dhe veçanërisht pas vendimmarrjes së fundit të Gjykatës Kushtetuese, është evidentuar një shkëputje progresive e ushtrimit të kompetencave të deleguara nga autoriteti kushtetues dhe ligjor i Kryetarit të zgjedhur, e materializuar në mungesën e informimit dhe të koordinimit institucional, në moszbatimin e vendimeve gjyqësore në moszbatimin dhe refuzimin e urdhrave të drejtpërdrejtë të Kryetarit, si dhe në veprime dhe mosveprime që kanë cenuar zinxhirin normal të përgjegjësisë dhe drejtimit institucional të Bashkisë”, thuhet në urdhrin e Veliajt.

(Vendimi)

Erion Veliaj u shkarkuar nga Këshilli Bashkiak më 23 shtator 2025, pas arrestimit të tij. Në më pak se 24 orë pas shkarkimit të Veliajt, më 24 shtator në selinë e kryeministrisë, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, zhvilloi një takim me katër nënkryetarët e bashkisë.

Anuela Ristani mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës më 11 shkurt 2025. Veliaj në atë kohë i delegoi asaj kompetencat për drejtimin e bashkisë përsa kohë ai është në masë “arresti në burg”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Pas gjyqtarëve, KLP vendos për rritjen e pagës së prokurorëve

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka vendosur për...

Tentoi të pengonte arrestimin e të vëllait/ 41-vjeçari kërcënon me armë efektivët në Elbasan

Specialistët e Hetimit të Krimeve në DVP Elbasan, në...

Eksploziv i lidhur me celular/ RENEA çaktivizon lëndën plasëse në Lagjen Nr. 3 të Durrësit

Ekspertët xhenierë të repartit RENEA kanë çaktivizuar me sukses...

Radarë e pajisje teknologjike në terren/ Mbi 5 mijë shoferë gjobiten nga Rrugorja e Tiranës

 Policia Rrugore e Tiranës ka kryer kontrolle në të...