SPAK merr 28 të pandehur për abuzimet me tenderat e UBT-së

Më datë:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka marrë të pandehur 28 pedagogë, staf akademik dhe biznesmenë, të cilët akuzohen për abuzime me tenderat e Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Ndaj të pandehurve rëndojnë akuzat për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.

“Dosja po bëhet gati për t’u dërguar për gjykim”

SPAK thotë se ka gjetur nëntë procedura tenderimi me vlerë 90 milionë Lekë si të dhëna në kundërshtim me ligjin nga zyrtarë të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Mes të akuzuarve për këtë rast është administratori i UB-së, Edmond Tërthorja, si dhe dy zëvendësrektorë të universitetit, Romina Koto dhe Ilir Kapaj.

SPAK tha se ka përgjuar dhe vëzhguar në terren personat nën hetim dhe në bazë të dokumenteve të sekuestruara për procedurat e tenderit ka arritur të dokumentojë shkeljet.

Për këtë rast pati debat publik, madje grupi parlamentar i Partisë Socialiste bëri një dëgjesë publike me rektorin e UBT-së, Fatbardh Sallaku.

“Ne besojmë që do ketë një proces të ndershëm, por ajo që unë besoj është se shumica e pedagogëve të mi i përkasin njerëzve të ndershëm. Besoj prapë që asnjë proces nuk e zhbën realitetin e atyre që punojnë te ky universitet”, tha asokohe Sallaku.

Ndërsa kryeministri Rama shprehu shqetësimin nga nxitimi i SPAK-ut, sipas të cilit kishte tre vite që hetonte për një çështje që ishte iniciuar nga SHISH dhe Policia e shtetit.

“Merr 24 masa sigurie për para-burgim, për arrest shtëpie dhe për detyrim paraqitje, a thua se u fut në fshatin e Korleones”, tha Rama më 26 Shkurt.

Ndërsa pasi Gjykata e Posaçme dha masat e sigurisë, kreu i qeverisë u shpreh i lehtësuar duke theksuar se nuk mund të merret peng as aktiviteti universitar dhe as integriteti i institucionit arsimor.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Përplasje në Bruksel: Von der Leyen dhe Kallas në konflikt për të ardhmen e diplomacisë së BE-së

Përplasja e vazhdueshme mes presidentes së Komisionit Evropian, Ursula...

Maliq, zbardhen detaje nga vrasja e efektivit – çobani: autori koordinohej me telefon

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi më 4...

Thumanë–Kashar, Karakaçi: koncesioni sjell rreth 1 miliard euro të ardhura tatimore

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi theksoi sot...

Trafik ndërkufitar droge, pranga dy personave në kufirin me Maqedoninë e Veriut

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Trajektorja”,...