Trump: Për Iranin nevojitet nafta, jo përshkallëzim me armë

Më datë:

Një numër raportesh në shtypin ndërkombëtar kanë treguar se Kina është e gatshme t’i furnizojë Iranit me armë. Megjithatë, presidenti amerikan deklaroi se ka angazhimin e presidentit kinez se kjo nuk do të ndodhë.

Donald Trump i tha FOX se i kishte kërkuar Presidentit Kinez Xi Jinping në një letër që të mos e furnizonte Iranin me armë. Sipas Trump, Presidenti Xi u përgjigj se Kina nuk e furnizon Teheranin.

“I shkrova një letër duke i kërkuar të mos e bënte këtë dhe ai u përgjigj me një letër ku thoshte, në thelb, se nuk e bën”, tha presidenti i SHBA-së.

Trump, në intervistën e regjistruar të martën, nuk tha se kur u shkëmbyen letrat. Javën e kaluar, ai kërcënoi vendet që furnizojnë Iranin me armë me një tarifë të menjëhershme prej 50% nëse e bëjnë këtë.

Ai tha gjithashtu se nuk priste që ndryshimet në tregun global të naftës për shkak të luftës me Iranin dhe zhvillimeve në Venezuelë të ndikonin në dinamikën e takimit të tij të planifikuar me Xi muajin e ardhshëm.

“Ai është dikush që ka nevojë për naftë. Ne jo”, tha Trump.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nufi në Bruksel: Forcojmë dialogun strategjik me NATO-n

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, zhvilloi në Bruksel një...

Kodi i ri Penal, Celibashi takim me Rakipin: Në fokus veprat penale në fushën e zgjedhjeve

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, drejtori i Shkollës...

Gonxhja: Diaspora, faktor kyç në zhvillimin dhe vendimmarrjen kombëtare

Në Samitin IV të Diasporës foli sot edhe ministri...

Pagat e gjyqtarëve, Kushtetuesja kërkon ndërhyrje nga Kuvendi brenda korrikut

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur këtë të mërkurë, më 15...