Kodi i ri Penal, Celibashi takim me Rakipin: Në fokus veprat penale në fushën e zgjedhjeve

Më datë:

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, si përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, zhvilluan sot një takim të përbashkët pune, ku u diskutua mbi përmbajtjen e draftit të Kodit të ri Penal.

Sipas Celbashit, fokusi i i takimit ishin veprat penale në fushën e zgjedhjeve.

“Diskutimet u përqendruan në: Rishikimin e dispozitave ekzistuese që lidhen me krimet zgjedhore; Propozimet për masa më efektive kundër manipulimit të procesit zgjedhor; Harmonizimin e Kodit Penal me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira”, theksoi Celibashi.

Sipas tij ky proces konsultimi synon që përmes bashkëpunimin institucional dhe mësimeve të nxjerra nga proceset zgjedhore, përmirësimi i dispozitave ekzistuese apo përfshirja e dispozitave të reja në Kodin Penal, të sigurojë kuadër ligjor të qartë, të drejtë dhe të zbatueshëm.

“Procesi i konsultimit do të ndikojë në forcimin e integritetit e zgjedhjeve dhe garantimin e mbrojtjes së të drejtave demokratike të qytetarëve”, nënvizoi Celibashi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rezoluta e PE: 453 vota pro Shqipërisë, theksohet progresi dhe problemet me korrupsionin

Parlamenti Europian ka miratuar në seancën e sotme rezolutën...

Berisha: Agjencitë e vendeve partnere po godasin grupet kriminale shqiptare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se...

G7 – Trump: Marrëveshja me Iranin ende nuk është përfundimtare

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi sot se marrëveshja e...

Dëshmia e Artan Tafanit: Si u planifikua vrasja e Rexhep Ginës dhe roli i personave të përfshirë

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka vijuar dëshminë...