Flamur Noka paraqitet në SPAK: U thirra për një sërë kallëzimesh në lidhje me krimet zgjedhore

Më datë:

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është paraqitur pranë Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Në hyrje, deputeti Noka nuk ka bërë asnjë koment për mediat, teksa pas dëshmisë së dhënë në SPAK, në dalje të institucionit ka folur për gazetarët ku është shprehur se është paraqitur për të dëshmuar për një sërë çështjesh që lidhen me krimet zgjedhore.

“Janë dhjetëra raste kallëzimesh dhe referimesh që PD dhe opozita ka paraqitur të skapi i partisë duke nisur që nga Durrësi, Vora, Elbasani, Shkodra, Fieri, Vlora dhe gjithë Shqipëria.

Ne nuk jemi organi hetimor. Organi hetimor supozohej të ishte ky këtu mbrapa.

Isha për një sërë kallëzimesh që lidhen vetëm me krimet zgjedhore dhe konstatova që task-forca elektorale për krimin zgjedhor kishte vdekur atë ditë që ishte krijuar.

Ne jemi Parti Demokratike, forcë transparente dhe çdo gjë e kemi vënë në dispozicion. Transparenca është ajo që na karakterizon. S’kemi asgjë për të fshehur dhe s’kemi çfraë të themi më shumë”, u shpreh Noka.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hoxha takim me Gonzaton: Shqipëri-BE, marrëdhënie gjithnjë e më të afërt

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha...

Berisha akuzon Ramën: Marrëdhënie të njëanshme me Vuçiçin, shqiptarët jashtë Brukselit

Kreu i PD Sali Berisha po mban një bashkëbisedim...

Vlorë: Arrestohet punonjësi i policisë, SPAK zbulon akuzat

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin...

Presidenti amerikan paralajmëron Irani: Objektiva të reja nën shqyrtim nga ushtria

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ndarë një përditësim...