Sot sfida me Anglinë, Duka: Shqipëria ka mundësinë të bëjë atë që nuk ka bërë asnjëherë më parë

Më datë:

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka reaguar, në prag të sfidës me Anglinë.

Duka përmes një reagimi në ‘Facebook’ shprehet se përballë kemi një kundërshtarë të vështirë siç është Anglia, por kjo nuk duhet të na zbrapsë, pasi edhe Kombëtarja jonë ka lojtarë shumë të mirë.

Kreu i FSHF-së thekson se Shqipëria ka mundësinë të bëjë atë që nuk ka bërë asnjëherë më parë, të shkojë në një Kampionat Botëror.

Presidenti shprehet se me besim, këmbëngulje, dhe duke qenë një trup i vetëm, lojtarë, staf e tifozë, gjithçka është e mundur!

“Nisim sot një tjetër sfidë, me besimin se mund të realizojmë një ëndërr! Përballë kemi kundërshtarë të vështirë, duke nisur nga Anglia me të cilën ndeshemi sot në “Wembley”.

Gjithsesi kjo nuk duhet të na zbrapsë, por të na motivojë, të na bëjë bashkë, të përpiqemi dhe të vazhdojmë të jemi frymëzues për shqiptarët kudo që jetojnë.

Kombëtarja jonë ka gjithashtu lojtarë të mirë, Kombëtarja jonë ka cilësi, Kombëtarja jonë ka zemër, shpirt dhe do të japë maksimumin në fushën e lojës. Në fund mund të bëjmë atë që nuk e kemi bërë asnjëherë, të shkojmë në një Kampionat Botëror.

Me besim, këmbëngulje, duke qenë një trup i vetëm, lojtarë, staf e tifozë, gjithçka është e mundur!” shkruan Presidenti Duka.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

PS në Njësinë 12: Rama për BE-në: Porta e hapur do mbyllet vetëm kur të hyjmë brenda

https://www.youtube.com/live/G67P3EOMCvM?si=-mH6iP9WylSqX4XL Kryeministri Edi Rama, mbajti fjalën e tij në Asamblenë...

“Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë

“Është më mirë të jesh i përgatitur sesa të...

Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!

Mes konfliktit në Iran dhe krizës së energjisë që...

Goditje në Elbasan: dy arrestime për trafik droge, sekuestrim i lëndëve narkotike dhe mjeteve

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 2 persona...