Shtyhet seanca paraprake për ish-ministrin Beqaj, arsyeja pse dështoi seanca e sotme

Më datë:

Gjykata e Posaçme shtyu për më 31 tetor seancën paraprake ndaj Ilir Beqajt dhe 8 bashkë pandehurve në çështjen “Sterilizimi”.

Seanca  e sotme dështoi për shkak të mungesës së avokatëve të disa prej të pandehurve.

Me gjithë seancën maratonë me dyer të mbyllura, të enjten e shkuar nuk u bë e mundur që procesi i sterilizimit nga seancë paraprake të kalojë në themel, një dosje me nëntë të midis tyre ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj dhe zv.ministri dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.

SPAK mbylli leximin e 156 faqeve kërkesë për gjykim, ndërkohë sot pritej që avokatët qe të shtronin pyetjet.

Ish ministri i Shëndetësisë ka kërkuar shpjegime seancën e shkuar, duke pyetur se në çfarë forme e ka kryer shpërdorimin e detyrës në bashkëpunim. Ai dhe avokati kërkojnë  detaje se me cilin  nga të akuzuarit  e tjerë bashkëveproi në dosjen e sterilizimit, hapur prej 2020.

Përballë pyetjeve të pandërprera të ish funksionarit prokurorët shpjeguan se Ilir Beqaj si ministër i kohës e shpërdoroi detyrën duke dëmtuar interesat  e shtetit dhe jo duke favorizuar procedurat për dhënien me koncension.

Ish ministri i Shëndetësisë i cili do të vijojë me pyetje, kërkoi që qëndrimin e tij ta parashtrojë përmes kompjuterit  por kërkesa nuk u pranua.

Që do të thotë se edhe Beqaj si të akuzuarit e tjerë do ti duhet ti lexojë faqe për faqe qëndrimin e tij, ashtu siç kërkoi të vepronte edhe SPK kur deklaroi kërkesën për gjykim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nga qelia, Veliaj shkarkon Ristanin/ Akuzon për moszbatim të urdhrave të tij

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nga burgu ku ndodhet...

Pas gjyqtarëve, KLP vendos për rritjen e pagës së prokurorëve

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka vendosur për...

Tentoi të pengonte arrestimin e të vëllait/ 41-vjeçari kërcënon me armë efektivët në Elbasan

Specialistët e Hetimit të Krimeve në DVP Elbasan, në...

Eksploziv i lidhur me celular/ RENEA çaktivizon lëndën plasëse në Lagjen Nr. 3 të Durrësit

Ekspertët xhenierë të repartit RENEA kanë çaktivizuar me sukses...