9.5 C
Tirana

Protesta para Kuvendit/ Ministri Hoxha: Forcat e Policisë nuk kanë pasur armë zjarri

Më datë:

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka folur nga Shkodra në lidhje me akuzat e opozitës për dhunë policore në protestën para Kuvendit. Gjatë fjalës së tij, Ministri Hoxha ka thënë se dhuna dhe goditja ndaj punonjësve të Policisë dhe të Gardës nuk do të tolerohet.

Ervin Hoxha: Keqardhje për deputetët e opozitës, të cilët ushtruan dhunë ndaj punonjësve të Policisë dhe punonjësve të Gardës që ishin atje për të kryer detyrën. E drejta e dhunës, djegies, shkatërrimit, goditjes së punonjësve të Policisë nuk do të tolerohet.

I pyetur se a ka pasur një tentativë nga ana e Policisë për të nxjerrë armën e zjarrit, ministri Hoxha ka deklaruar se asnjë efektiv nuk ka qenë i armatosur.

Pyetje: Ka pasur një tentativë për nxjerrjen e armës nga efektivi siç pretendohet?

Ervin Hoxha: Në deklaratën e Policisë së Shtetit të dhënë dje, rreth mesditës është shprehur qartë se nuk ka pasur tentativë të nxjerrjes së armës nga ana e punonjësve të Policisë. Në ligjin për tubimet është përcaktuar shprehimisht për rastet e përdorimit të armëve të zjarrit. Forcat e Policisë së Shtetit, që kanë qenë pjesë e planit të masave nuk kanë pasur dhe nuk kanë qenë të pajisur me armë zjarri.

Pyetje: A është normale që deputetët të përballen me Policinë e Shtetit dhe të ketë prekje fizike ndaj atyre që kanë imunitet?

Ervin Hoxha: Sulmi i deputetëve ndaj Policisë dhe Gardës së Republikës në prag të marrjes së ditës së negociatave dhe anëtarësimit të Shqipërisë në BE nuk është i pranueshëm sepse forcat e Policisë dhe Garda është atje për të mbrojtur institucionet.

Pyetje: A ka pasur prezencë të FNSH-së në Kuvend, siç akuzon opozita?

Ervin Hoxha: Forcat e Policisë së Shtetit, të cilët kanë qenë të planizuar me shërbim për mbrojtjen e institucioneve kanë qenë atje për të bërë detyrën. Ndjej keqardhje se forma dhe mënyra e imponimit të kësaj mazhorance me mjete shkatërruese e djegëse nuk është forma e duhur dhe bie ndesh me parimet e policisë.

Por cila do të jetë përgjigjia e Policisë ndaj mosbindjes civile që ka paralajmëruar dhe po e zbaton opozita?

Ervin Hoxha: Mosbindja civile është një term që po keqpërdoret, punonjësit e Policisë janë atje për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike. Asnjë kapërcim tjetër nuk do të lejohet në kuadër të mbrojtjes së institucioneve dhe kushtetutës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nën akuzën e korrupsionit, GJKKO-ja rikthen në punë pedagogët e përjashtuar të Universitetit të Elbasanit

Gjykata e Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka...

Shtatorja e Skënderbeut vendoset në qendër të Tuzit

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët bëri me...

Bylykbashi paraqet amendamentin: 5 miliardë lekë për kompensimin e ish-pronarëve

Nënkryetari i PD-së, Oert Bylykbashi kërkoi që në buxhetin...

Buxheti 2025, Manja: 17% rritje për kompensimin e ish-të përndjekurve politikë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja bëri të ditur sot...