7.5 C
Tirana

Shpallet fajtor për korrupsion, dënohet me 3 vite burg ish-zyrtari i burgjeve

Më datë:

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka dënuar me 3 vite burg Arben Tushën, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Tusha, ish-specialist në Sektorin e Gjendjes Gjyqësore, do të vuajë dy vite heqje lirie për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Po ashtu, të pandehurit Arben Tusha, i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 (pesë) vjet.

Ndërsa shtetasi Ded Ndoj është dënuar me 16 muaj shërbim prove. Sipas GJKKO, Ded Ndoj, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa Arben Tusha, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Rasti i Tushes u denoncua në një emision investigativ, ndërsa ai dyshohet se kishte marrë një shumë parash për një dëshmi penaliteti të rreme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha kundër Ramës: Akuza për puç antikushtetues, dorëheqja e kërkuar

https://www.youtube.com/live/wazRsOWWqPQ?si=cDNvZTEffMCoUsIh&t=934 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi...

Ylber Ramadani shënon në Serinë A: Goli ishte për tim bir që do të lindë së shpejti

Ylber Ramadani ka rigjetur golin me skuadrën e Leçes....

Nxori automatikun pas sherrit, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Një 45-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e...

Rritet niveli i ujit në rezervuarin e Funarit

Sektori i Emergjencave Civile pranë Prefekturës Elbasan informon se...