Sherri që shkrehi armën/ Shpallen në kërkim katër persona në Sarandë 

Më datë:

Policia ka dokumentuar ngjarjen e ndodhur dje, më 17 korrik në Sarandë, ku dy persona u plagosën me armë zjarri në një lokal.

Katër shtetas janë shpallur në kërkim, ndërsa është arrestuar njëri prej të plagosurve pasi i është gjetur armë zjarri.

Sipas hetimeve, konflikti mes tyre nisi për motive të dobëta duke agravuar në përdorim armësh.

“Dyshohet se 43-vjeçari R. Z. ka hapur zjarr ndaj dy të rinjve nga Tirana, G. H., 33 vjeç, dhe E. L., 25 vjeç, të cilët u plagosën rëndë dhe ndodhen në Spitalin e Traumës në Tiranë. Personat në kërkim janë: R. Z., 43 vjeç, për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë, dhe bashkëpunëtorët E. C., 36 vjeç, A. M., 43 vjeç, dhe K. J., 31 vjeç, për “Përkrahje e autorit të krimit”, sqaron Policia.

Nga vendngjarja u sekuestruan një armë pistoletë, 4 gëzhoja dhe një krehër me 9 fishekë. Hetimet vazhdojnë për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Gjyqi i Beqajt për Sterilizimin, SPAK kundërshton kërkesat e ish-ministrit

U mbajt sot në 17 korrik procesi gjyqësor në...

Ndërron jetë nëna e Kris Jenner, mesazhi prekës i saj

Momente të vështira po kalon Kris Jenner, e cila...

Apeli jep vendimin për vrasjen e Santiago Malkos: Selmani do të vuajë 28 vite burg

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin...

Revolta vijon në shesh, protestuesit pas 48 ditësh: “Jo dialog me Ramën”

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike hyn...