10.5 C
Tirana

Serbët, protestë në ambasadën e Malit të Zi, provokim me thirrje nacionaliste: Kush nuk kërcen është shqiptar (VIDEO)

Më datë:

Provokim me thirrje nacionaliste dhe akuza e ofendime në adresë të shqiptarëve, gjatë protestës së dhunshme në datën 2 janar në Beograd, teksa kundërshtohej ashpër ligji për fenë.

Në një video postuar në rrjetet sociale nga reporteri Marko Dragoclavic, dëgjohen thirrjet provokuese dhe ofenduese ndaj shqiptarëve.

“Kush nuk kërcen është shqiptar”, “kush nuk kërcen është çifut”.

Këto janë vetëm disa prej thirrjeve që u dëgjuan në atë protestë të mbajtur nga serbët, që u mblodhën para ambasadës së Malit të zi në Beograd.

Reporteri që ka publikuar në vijimësi në Twitter pamje nga degjenerimi i protestës, ka pohuar se nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet përgjegjëse lidhur me këto incidente provokuese.

As nga Serbia dhe as nga shteti shqiptar nuk ka pasur reagim lidhur me ngjarjen.

Marko M. Dragoslavic@DragoslavicM

ISPRED AMBASADE CRNE GORE U BEOGRADU!

Podrska za narod u Crnoj Gori!

Embedded video

 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ministri i Drejtësisë urdhëron 22 inspektime për noterët, heqje license, gjoba dhe vërejtje

Në tre muajt e fundit të vitit 2025, ministri...

QSUT pa energji, reanimacioni sqaron: Kujdesi ndaj pacientëve nuk u ndërpre, i burgosuri vdiq për arsye të tjera

Shefi i shërbimit të anestezi- reanimacionit, profesor Krenar Lilaj...

Balla: Marrëveshja me Italinë për transmetimet e ndërsjella, hap i rëndësishëm për diasporën

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtuesi...

Debate në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, Këlliçi: Garda na tërhoqi zvarrë!

Byroja e Kuvendit është mbledhur paraditen e kësaj të...