9.5 C
Tirana

Reformimi i zgjerimit, eurodeputetët mbështesin paketën

Më datë:

Deputetët e Parlamentit Europian i kanë mbështetur propozimet e reja të Komisionit Europian për reformën e procesit të zgjerimit të BE me vende të tjera.

Kjo reformë u bë e nevojshme pas këmbënguljes së Francës, se para zgjerimit me vende të tjera e çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të kryhet njëherë reforma e procesit nga vetë BE. Propozimet e reja duket se mirëpriten tani nga eurodeputetët. Eurodeputetja hungareze, Kinga Gal nga grupi i parlamentar i partive popullore (EVP) u shpreh të hënën në seancën plenare të Parlamentit Europian në Strasburg, se këto propozime janë një urë për të zgjidhur problemin e negociatave të ngecura me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Kurse i ngarkuari i BE-së për zgjerimin, Oliver Varhelyi tha se procesi i negociatave duhet të bëhet më i besueshëm. Eurodeputeti bullgar, Ilhan Kyuchuk nga grupi parlamentar liberal Renew në plenumin e Strasburgut theksoi, se metodologjia e re tani duhet të sjellë dinamikë në procesin e negociatave dhe jo ta bëjë procesin më të komplikuar. Procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE ishte temë bisedimi edhe në vizitën e kryeministrit hungarez, Viktor Orban me kancelaren Merkel të hënën në Berlin.

Merkel dhe Orban përforcuan qëndrimin, se samiti i BE-së në mars duhet të japë sinjalin e hapjes së bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Orban nga ana e tij kërkoi që të përfundojnë bisedimet e anëtarësimit me Serbinë. Çelja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut u bllokua në vjeshtën e vitit të kaluar për shkak të vetos franceze. Presidenti francez, Macron kërkoi reformimin e procesit. Tani propozimi i ri i Komisionit parashikon që 35 kapitujt e anëtarësimit të ndahen në gjashtë grupime tematike. Negociatat do duhet të fillohen tek të gjashtë tematikat. Me këtë Komisioni Europian shpreson që të ketë sukses çelja e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut në samitin e BE në Maj në Zagreb.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zbulohet në Shkodër magazina ku kultivohej kanabis, disa të arrestuar

Policia e Shkodrës ka zbuluar një tjetër ambient që...

Qytetarë dhe aktivistë, protestë në mbrojtje të familjes

Aktivistë të koalicionit “Pro familjes dhe jetës” u bënë...

Berisha: Protesta për të rikthyer votën e lirë

https://www.youtube.com/live/7ASMKRHf5-w?si=lhehly81fgA4l1iu&t=1175  Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot...

Trump shqyrton kërkesën saudite për avionët luftarakë ”F-35”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se po shqyrton...