Koronavirusi mund të prekë dy të tretat e popullsisë botërore!

Më datë:

Koronavirusi mund të prekë dy të tretat e popullsisë botërore; kështu pohoi një ndër epidemiologët më të shquar të shëndetit publik në Hong Kong.

Kreu i Mjekësisë së Shëndetit Publik në Hong Kong University, Profesor Gabriel Leung u shpreh se është e rëndësishme të zbulohet madhësia dhe forma e “ajsbergut”, një deklaratë kjo që vjen pas asaj të kreut të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), i cili tha se pacientët e rinj me koronavirus që s’kanë qenë kurrë në Kinë janë thjesht maja e ajsbergut.

Një pjesë dërrmuese e ekspertëve thonë se çdo person i infektuar ua transmeton virusin 2.5 njerëzve të tjerë, çka nënkupton infektim të 60-80% të popullsisë.

“60% e popullsisë së botës është një numër jashtëzakonisht i madh,” tha Leung për “The Guardian”.

Në mbledhjen e ekspertëve të OBSH, Leung do të argumentojë se prioritet duhet të jetë zbardhja e shkallës së përhapjes së epidemisë. Së dyti, duhet studiuar në masat e marra nga Kina kanë qenë efektive që t’i implementojnë dhe shtetet e tjera.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Panair, miqësi dhe solidaritet: Festa e gjimnazit “Aleksandër Moisiu” që bashkoi Kavajën me Austrinë

Në Gjimnazin “Aleksandër Moisiu”, panairi tradicional i nxënësve u...

Trump: Për Iranin nevojitet nafta, jo përshkallëzim me armë

Një numër raportesh në shtypin ndërkombëtar kanë treguar se...

Nufi në Bruksel: Forcojmë dialogun strategjik me NATO-n

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, zhvilloi në Bruksel një...

Kodi i ri Penal, Celibashi takim me Rakipin: Në fokus veprat penale në fushën e zgjedhjeve

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, drejtori i Shkollës...