15.5 C
Tirana

Qeveria “vetting” qytetarëve të vendit dhe emigrantëv

Më datë:

Qeveria shqiptare ka hartuar ndryshimet në ligjin “Për Gjendjen Civile”. Nisma e cila është punuar në Ministrinë e Brendshme, synon deklarimin e vendbanimit të të të gjithë shtetasve shqiptarë, që jetojnë në Shqipëri, por edhe ata që jetojnë e punojnë jashtë vendit e që mbajnë shtetësinë shqiptare.

Ndryshimi i propozuar sjell kontrollin dhe verifikimin e banesave, thënë ndryshe është një vetting i vendndodhjes së pronave të paluajtshme të shqiptarëve brenda dhe jashtë Shqipërie.

Në nenin 4, të projektligjit parashikohet ndryshimi i dispozitës për nenin 14 të ligjit “Deklarimi i vendbanimit”, ku parashikohet detyrimi i shtetasve për deklarimin e adresës së çdo banese që ka në pronësi brenda ose jashtë vendit, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit duke zgjedhur ndër to vendbanimin e tij. Ky nen përcakton detyrimin e çdo qytetari shqiptar për deklarimin e të gjitha adresave të banesave që ka në pronësi, dhe të përcaktojë mes tyre vendbanimin e tij.

Në pikën 2 të dispozitës së propozuar përcaktohet se shërbimi i gjendjes civile do të ofrohet për qytetarët vetëm pasi të respektojnë detyrimin e mësipërm, pra të deklarojnë adresën e çdo banese në pronësi.

Neni 5 i nismës parashikon se regjistrimi fillestar i vendbanimit, bëhet në zyrën e gjendjes civile të njësisë administrative që ka në juridiksion territorial banesën e deklaruar si vendbanim, duke përcaktuar njëkohësisht se shtetasi nuk mund të deklarojë më shumë se një vendbanim njëherazi.

Po ashtu, parashikohet ndryshimi i vendbanimit që ka në juridiksion territorial vendbanimin e ri, jo më vonë se 30 ditë nga ardhja në këtë vendbanim, duke përcaktuar se i njëjti afat zbatohet edhe për deklarimin e vendqëndrimit.

Gjithashtu përcaktohet se një ose më shumë familje kanë të drejtë të banojnë në vendbanimin e një familjeje tjetër vetëm kur plotësohen standardet e sipërfaqes së banimit për frymë.

Sipas relacionit që shoqëron nismën ligjore, ky proces i shërben zgjidhjes së problematikave të evidentuara për ceshtjet e adresave të shtetasve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

OpenAI realizon planin për të konkurruar Google, prezanton shfletuesin me IA

OpenAI ka prezantuar një shfletues me inteligjencë artificiale për...

Bonus-malus në zbatim nga 1 janari 2026, penalizon 3,8 % të drejtuesve të mjeteve me historik aksidentesh

Drejtoresha Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Mimoza...

Presidenti Begaj kërkon rishikim të qëndrimit të Vietnamit mbi njohjen e Kosovës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale...

Berisha sulmon Ballukun: Paratë e qytetarëve të shpenzuara pa masë për aeroportin e Vlorës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar sot...