Protesta në Maqedoninë e Veriut, Bardhi: Shqipja nuk negociohet

Më datë:

 Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një postim në rrjetet sociale ka reaguar për protestën e studentëve në Maqedoninë e Veriut, pas faktit që nuk u lejohet të mbajnë provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare, pra shqipen.

Studentët kanë vendosur pankarta në qendër të Shkupit, me mbishkrime për të drejtat e tyre.

Bardhi shkruan se shqipja nuk negociohet. “Përdorimi i gjuhës shqipe është një e drejtë themelore e garantuar nga Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut dhe Ligji për Përdorimin e Gjuhëve. Kjo është një e drejtë e fituar me gjak dhe që nuk mund të negociohet”, shkruan Bardhi.

“Mbështes plotësisht protestën legjitime të studentëve, sepse gjuha është historia, është gjaku, është kujtesa. Dhe një popull që detyrohet të kërkojë gjuhën e vet nuk ka problem gjuhe, ka problem drejtësie. Për secilin prej tyre, gjuha shqipe është identitet”, vijon Bardhi.

“Shqipja nuk negociohet!

I bëj thirrje Qeverisë Shqiptare që të marrë menjëherë masa për të ndërhyrë pranë autoriteteve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mënyrë që të shmanget kthimi pas në kohë të errëta. Rruga e dy vendeve tona fqinjë është e përbashkët drejt Bashkimit Evropian. Por, në çdo rast, Republika e Shqipërisë e ka detyrim kushtetues të mbrojë të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj”, përfundon Bardhi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rezoluta e PE: 453 vota pro Shqipërisë, theksohet progresi dhe problemet me korrupsionin

Parlamenti Europian ka miratuar në seancën e sotme rezolutën...

Berisha: Agjencitë e vendeve partnere po godasin grupet kriminale shqiptare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se...

G7 – Trump: Marrëveshja me Iranin ende nuk është përfundimtare

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi sot se marrëveshja e...

Dëshmia e Artan Tafanit: Si u planifikua vrasja e Rexhep Ginës dhe roli i personave të përfshirë

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka vijuar dëshminë...