Policia e Shtetit me drejtues të ri, Hita: angazhim maksimal për sigurinë

Më datë:

Skënder Hita mori sot zyrtarisht detyrën si Kreu i Policisë së Shtetit me gradën “Drejtues madhor”, teksa u mbajt për rreth gjysmë ore ceremonia protokollare, pranë Drejtorisë së Përgjithshme.

Pasi kreu betimin, Hita mbajti fjalën e parë si drejtor i Policisë së Shtetit, duke iu premtuar qytetarëve se “Policia do të jetë gjithmonë në krahun e tyre dhe të ligjit“.

“Siguria juaj është detyrimi ynë më i madh, bashkëpunimi dhe besimi ndërmjet nesh janë thelbësorë për të ndërtuar një shoqëri më të sigurt”, nënvizoi ai.

Në këtë çast solemn, në shenjë nderimi dhe respekti për gjakun e policëve të rënë në krye të deryrës, të vendosur për të ruajtur sigurinë publike dhe për të zbatuar ligjin, në nderin tim personal betohem për të mbajtur me nder flamurin e Policisë së Shtetit! Betohem!

Pas 25 vitesh karrierë, Hita rreshtoi objektivat e tij kryesore, që nga lufta pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, rritja e parametrave të sigurisë në shkolla dhe komunitet, forcimi i rendit dhe sigurisë në të gjithë territorin e deri te rritja e transparencës dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë apo çdo agjenci ligjzbatuese.

Punonjësve të Policisë iu tha: Ju jeni shtylla e këtij institucioni! Nga ju kërkoj përkushtim, ndershmëri dhe respekt të palëkundur për ligjin dhe qytetarët. Do të jem mbështetësi juaj në rrugën e drejtë, por edhe kërkues i lartë i standardeve dhe përgjegjësisë, sepse po përgatitemi për Policinë e Shtetit të një vendi evropian. Le të punojmë së bashku për një polici që nuk e imponon autoritetin, por e fiton atë çdo ditë përmes shërbimit dhe drejtësisë.

Siç e do protokolli, iu dorëzuan simbolet e Policisë së Shtetit nga Sokol Bizhga, i cili për 1 muaj ka qenë drejtor i komanduar.

“Sot Policia e Shtetit ka hyrë në një fazë të re, si një trupë e orientuar qartë drejt modernizimit dhe digjitalizimit. Është një standard që jo vetëm duhet ta ruajmë, por edhe ta çojmë më tej”, u shpreh në nisje të ceremonisë zv.kryeministrja Albana Koçiu, duke e specifikuar këtë pikë si detyrën e parë në fokus të drejtorit të ri.

“Mbetet prioritet pipërtëritja e trupës së Policisë së Shtetit përmes afrimit të të rinjve dhe forcimit të integritetit, duke garantuar që ajo uniformë të mbahet vetëm nga ata që e meritojnë”, shtoi më tej Koçiu, që më parë ka qenë në postin e ministres së Brendshme.

“Energjia e drejtorit të ri do të jetë një vlerë e shtuar”, theksoi Koçiu, pa harruar punën e bërë nga paraardhësi i Hitës, Ilir Proda.

Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, vlerësoi procesin transparent dhe meritokratik që çoi në përzgjedhjen e Hitës.

Ai theksoi tre elementë kryesorë që e bëjnë këtë moment të veçantë: procesi i përzgjedhjes ishte transparent dhe me meritë, Policia e Shtetit i besohet një personi të besueshëm, dhe pjesëmarrja e kandidatëve të tjerë tregon nivelin e lartë të profesionalizmit brenda institucionit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

PS në Njësinë 12: Rama për BE-në: Porta e hapur do mbyllet vetëm kur të hyjmë brenda

https://www.youtube.com/live/G67P3EOMCvM?si=-mH6iP9WylSqX4XL Kryeministri Edi Rama, mbajti fjalën e tij në Asamblenë...

“Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë

“Është më mirë të jesh i përgatitur sesa të...

Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!

Mes konfliktit në Iran dhe krizës së energjisë që...

Goditje në Elbasan: dy arrestime për trafik droge, sekuestrim i lëndëve narkotike dhe mjeteve

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 2 persona...