Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut kërkon pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Deputetja nga Maqedonia e Veriut, Arta Bilalli Zendeli në Asamblenë e Këshillit të Evropës tha se askush nuk mund të zhbëjë pavarësinë e Kosovës duke shtuar se nuk ka alternativë tjetër përveç marrëveshjes me njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ajo tha se Këshilli i Evropës duhet ta pranojë Kosovën si anëtare të plotë sa më shpejtë që është e mundur.

Zendeli tha se Ballkanit Perëndimor u duhet paqe, stabilitet dhe integrim derisa theksoi që Serbia duhet t’i kthehet dialogut për njohjen reciproke në qendër.

Ajo shtoi se Maqedonia e Veriu mbështet fuqishëm dialogun mes Kosovës dhe Serbisë duke shtuar se ekziston një momentum siç është ai me propozimin e ri franko-gjerman që sipas saj do të sillte paqe të qëndrueshme për palët por edhe gjithë rajonin.

“Status quo nuk duhet të vazhdojë sepse nuk i ndihmon rajonit, por ndihmon forcat e treta që janë të interesuara dhe të fokusuara në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

I inkurajojmë palët, Kosovën dhe Serbinë që të arrijnë një marrëveshje me njohje reciproke duke vazhduar dialogun, si zgjidhje e vetme dhe mjet për rajon stabil dhe të sigurtë.

Nuk ka alternativë përveç njohjes reciproke dhe integrimit në Bashkimin Evropian.

Një momentum mjaft specifik që duhet përmendur është se tensionet po ndodhin në një kohë shumë specifike, në një kohë kur një propozim francez gjerman, siç është një propozim i ri dhe si zgjidhje për problemin që do të sillte paqe të qëndrueshme, si për palët, ashtu edhe për rajonin”, shtoi ajo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi