Dosja “McGonigal”/ Rama pranon takimin me agjentin e FBI

Më datë:

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas mbledhjes me drejtuesit e qarqeve për arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së Cherles McGonigal, mik i tij.

Si person që përmendet në dosje, Rama tha se ka zero akuzë dhe zero lidhje mes çështjes së ish-agjentit të FBI Charles McGonigal që diskutohet dhe tij apo Republikës së Shqipërisë.

Kreu i maxhorancës pranoi takimet me zyrtarin e FBI, por tha se nuk përbën asnjë arsye për të nxjerrë konkluzione të reja, teksa më pas u ndal te 21 janari dhe hapja e hetimeve nga Prokuroria e Posaçme.

Sipas tij akuzat e opozitës ndaj tij janë “derivate të keqleximit”, pasi përmendja e emrit si pjesë e një takimi nuk ka asnjë lidhje me përfundimet që ka nxjerrë hetimi në SHBA.

“Besoj që njerëzit normalisht duhet të jenë mësuar se këtu opinion ndahet në një pjesë që beson medoemos atë që do të besojë dhe një pjesë që dëgjon dhe reflekton mbi faktet.

Kjo është një çështje jo çështje, është e hetuar nga drejtësia amerikane, e cila nuk nxjerr vendime për vrasje pa autorë apo për vrasje nga pakujdesia kur ato bëhen nga dritaret e institucioneve shtetërore dhe nuk ia përton kujt.

Në këtë rast ka zero akuzë dhe zero lidhje mes asaj që diskutohet dhe meje dhe Republikës së Shqipërisë.

Këto janë derivate të keqleximit të këtushëm, përmendja e emrit si pjesë e një takimi nuk ka asnjë lidhje me përfundimet që ka nxjerrë hetimi në SHBA. Takova një zyrtar të lartë, po, e takova, disa herë.

Kjo nuk përbën asnjë arsye për të nxjerrë konkluzione të reja duke parë nga Tirana me dylbitë e politikës së çorollepsjes së njerëzve aq më pak kush jemi para një prove të re në lidhje me 21 janarin dhe kërkesën për hapjen e hetimit të SPAK.

Kush e kupton e kupton, unë nuk kam pse komentoj asgjë. Unë dhe qeveria e Shqipërisë nuk ka asnjë lidhje me përfundimin e hetimit për një çështje dytësore të dalë rrugës, ndërkohë që kryesorja është krejt tjetër”, tha ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Klodiana Spahiu merr drejtimin e Shëndetësisë, Begaj firmos dekretin për Evis Salën

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar sot shkarkimin...

IKMT gjobit dhe pezullon “Polyeco Albania” pas shkeljeve me mbetjet

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit mori masën administrative...

Takimi me të dërguarin e Trump, Balla: Shqipëria model i paqes dhe tolerancës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,...

Zjarri në Kryezi drejt Helmasit/ Zjarrfikësit luftojnë pa ndërprerje, flakët mbahen larg banesave

Një vatër zjarri e raportuar rreth orës 10:00 të...