13.5 C
Tirana

Parlamenti francez nis debatin mbi projekt-ligjin për reformën e pensioneve

Më datë:

Asambleja Kombëtare e Francës ka filluar me debatin për projekt-ligjin e diskutueshëm të reformës së pensioneve që me muaj ka nxitur greva në vazhdim në kryeqytetin Paris dhe në mbarë Francën, (AA).

Një “ditë e vdekjes” u propozua 17 shkurti për të gjitha format e transportit në mbarë vendin, të thirrur nga sindikatat të cilat janë aktive në greva të shumta që nga 5 dhjetori.

Deri pasdite janë parë pak pengesa, shumica në metro, në shërbimin hekurudhor RER, tramvajin dhe në shërbimet e autobusëve po funksiononin si zakonisht, veçanërisht në Paris.

Sindikatat rezervojnë përpjekjet e tyre për ditën më të madhe ndër-profesionale të mobilizimit, të enjten. Greva për reformën e pensioneve i ka kushtuar hekurudhës SNCF 1 miliard euro gjatë muajve dhjetor dhe janar.

Projekt-ligji, i paraqitur fillimisht në Parlament më 24 janar, por i propozuar nga presidenti Emmanuel Macron shtatorin e kaluar, do të debatohet për 15 ditë para se të kalojë në votim më 3 mars.

Projekt-ligji kërkon konsolidimin e 42 skemave të veçanta të pensioneve në një plan të bazuar në pika, diçka që protestuesit pretendojnë se do t’i detyrojnë punëtorët të punojnë më gjatë për një pagim më të ulët në fund.

Teksti i projekt-ligjit përmban 65 nene dhe 29 dekrete së bashku me 41 mijë amendamente nga opozita. Shpresa është që të shmanget një përsëritje e diskutimit të zgjatur të prolonguar të projekt-ligjit në Senat, pasi kaloi 10 ditë të plotë debati që përfunduan më 11 shkurt, ku duhej të diskutoheshin 22 mijë amendamente.

Deputetët nuk arritën në një përfundim deri në fund të seancës dhe u debatuan vetëm 5.566 amendamente.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Një hap më afër BE-së, Kosova pranohet si anëtare në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC) është bërë institucioni...

Erdogan: Gaza ka nevojë për shërim dhe rindërtim

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan tha të premten se...

Përplasjet me Peleshin, PS kërkon përjashtimin e Bardhit me 30 ditë nga Kuvendi

14 deputetë socialistë i kanë drejtuar dje, 17 tetor,...

Prokuroria çon në gjyq 3 të pandehur, mes tyre nipërit e Agron Kapllanajt

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit...