Panik në ajër, aeroplani i “Japan Airlines” me 379 pasagjerë në bord përfshihet nga flakët

Më datë:

Momente tmerri kanë përjetuar pasagjerët e aeroplanit të “Japan Airlines” që u përfshi në ajër nga flakët e zjarrit teksa po përgatitej për ulje në aeroportin Heneda të Tokios në Japoni.

Sipas televizionit kombëtar “NHK”, aeroplani me 379 pasagjerë në bord dhe me stafin e ekuipazhit arriti të ulej në aeroport, ndërsa menjëherë nisi operacioni i shpëtimit.

 

Të gjithë pasagjerët u nxorrën nga avioni me urgjencë. Ndërsa aeroplani u dogj i tëri në pistë.

Nuk dihet ende shkaku i incidentit në ajër që rrezikoi jetën e udhëtarëve. Besohet se aeroplani i pasagjerëve u përplas gjatë uljes me një avion të rojes bregdetare. Sipas mediave japoneze, një anëtar ekuipazhi nga avioni i rojes bregdetare ka shpëtuar, ndërsa 5 të tjerë janë të zhdukur.

Autoritetet japoneze kanë nisur një hetim për këtë ngjarje të rëndë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë

Policia e Shtetit vijon operacionin e koduar “Fati i...

Trump rikthen presionin ndaj Kubës, reagim i fortë nga Havana

Qeveria e Kubës ka reaguar ashpër ndaj sanksioneve të...

“U shit në burg”, Berisha akuza të forta për Salianjin: Ha dreka e darka me kriminelë

Kryetari i PD-së Sali Berisha po zhvillon sot në...

Starmer paralajmëron kufizime për protestat pro-Palestinë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar se disa protesta...