Viktima dhe të plagosur pas sulmit me raketa e drone ndaj Kievit

Më datë:

Dronët dhe raketat ruse shkaktuan viktima dhe dëme të konsiderueshme në banesat e Kievit dhe qytetit verilindor Kharkiv të Ukrainës me një bilanc paraprak prej katër civilësh dhe 92 të plagosurish.

Sulmet goditën ndërtesat e banimit dhe infrastrukturën civile dhe lanë pa energji elektrike rreth 250,000 njerëz.

Janë dëmtuar edhe tubacionet e gazit në lagjen Pecherskyi të Kievit. Ndërprerja e energjisë elektrike dhe ujit rikthen kujtimet e dimrit të kaluar kur Rusia goditi rrjetin energjetik me raketa, duke shkaktuar ndërprerje të shpeshta të energjisë dhe duke lënë në errësirë miliona njerëz.

Pas sulmit, Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky nëpërmjet një postimi në platfomën X u shpreh se do të vazhdojë të punojë me aleatët perëndimorë të Ukrainës për të ndërshkuar Rusinë. “Shteti terrorist duhet të ndjejë pasojat e veprimeve të tij”, shkroi Zelensky.

Bombardimet vijnë vetëm disa orë pasi Presidenti Vladimir Putin u zotua të kundërpërgjigjet pas goditjes të Belgorodit, ku u vranë 25 civilë.

Ndërkaq për revistën “The Economist” presidenti ukrainas Zelensky deklaroi se forcat ruse po pësojnë humbje të mëdha dhe ideja se Moska po fiton luftën gati 2-vjeçare nuk mbështetet në realitet.

Ai nuk dha asnjë provë për të mbështetur pohimin e tij, por analistët ushtarakë perëndimorë pranojnë se Rusia po paguan një çmim të rëndë në betejë.

Zyrtarët rusë kanë thënë numri i vdekjeve ruse është jashtëzakonisht i ekzagjeruar dhe gjithmonë nënvlerësojnë humbjet e Ukrainës.

Për ndihmat, Zelensky gjithashtu shprehu zhgënjimin me aleatët perëndimorë të Kievit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndalohet pas ndjekjes nga policia, 19-vjeçari mbante armë me vete

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të...

Operacion anti-drogë në Elbasan, lëshohen 20 urdhër arreste, kontrolle edhe në disa banesa

Një operacion i gjerë antidrogë është ndërmarrë nga Policia...

IDU ngre alarmin për Shqipërinë: Korrupsioni në nivele të larta bllokon integrimin

Bashkimi Ndërkombëtar Demokrat (International Democracy Union – IDU) ka...

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...