Thellohet bilanci i viktimave nga tërmeti në Japoni, 73 të vdekur dhe 323 të plagosur

Më datë:

Shkon në 73 numri i të vdekurve nga tërmeti në Ishikawa të Japonisë. Mediat japonezes raportojnë se 323 persona kanë mbetur të plagosur dhe për pasojë janë shtruar në spital, pasi disa prej tyre kanë marrë plagë të rënda.

 

Ditën e djeshme Japonia u godit nga një tërmet më magnitudë 7.6 ballë, ku nuk munguan as pasgoditjet, por me shkallë më të ulët. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit po përballen me kushte shumë të vështira atmosferike gjatë ditës së sotme, ndërsa vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e të mbijetuarve.

 

Autoritetet japoneze kanë paralajmëruar për reshje të dendura shiu gjatë ditës së sotme dhe rrëshqitje të mundshme dheu në të gjithë zonën e prekur në Gadishullin Noto në prefekturën Ishikawa, një rrip i gjatë toke në Detin e Japonisë. “Qëndroni vigjilent për rrëshqitje dheu deri në mbrëmjen e së mërkurës ”, paralajmëroi Agjencia Meteorologjike e Japonisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës: Nafta të shitet jo më shumë se 206 lekë për litër

Bordi i Transparencës në datë 2 Maj 2026, në...

“Sali kolltuku”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Ti bën para nga regjimi i Ramës

Gara për kryetarin e Partisë Demokratike ka bërë që...

Deklarohen ‘pasuri kulturore e paluajtshme’ Parku arkeologjik Bylis dhe Klos dhe e Orikumit

Këshilli i Ministrave, i mbledhur këtë të premte, 17...

Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse

Dronët ukrainas goditën portin rus të Tuapses në Detin...