Paketa e Maleve, Demo: 40 bashki tashmë kanë shpallur zonat prioritare

Më datë:

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha sot se katër bashki kanë miratuar zonat prioritare në kuadër të Paktës së Maleve.

Gjatë një deklarate për mediet pas mbledhjes së qeverisë, Demo bëri me dije se ka shkuar në 40 numri i bashkive të cilat kanë miratuar zonat prioritare.

“Sot kemi vazhduar miratimin e zonave prioritare të bashkive. Janë 4 bashki të tjera që kanë miratuar zonat prioritare. Tashmë shkojmë në numrin 40 të bashkive. Siç e kemi përmendur dhe më parë, Paketa e Maleve vijon që të ketë një interes të shtuar për sa i përket aplikantëve në të gjithë territorin në 40 bashkitë që tashmë kanë shpallur zonat prioritare. Një pjesë e mirë e bashkive shumë shpejt do të vazhdojë me miratimin në këshillat bashkiakë”, tha Demo.

Demo shtoi se ajo çfarë konstatohet është se ka një interes të shtuar të banorëve të zonave përkatëse, sidomos për zhvillimin e ekonomisë rurale, por ka edhe një interes të shtuar të shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë.

“Besoj dhe me miratimin e katër bashkive të fundit do të vazhdojmë me ritme më të shpejta për sa i përket aplikimeve në territor”, tha Demo.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hetime për zjarrin te “Farmacia 10”, në pyetje 5 fëmijët e kapur nga kamerat

Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje pesë fëmijët,...

Ish-kreu i ARRSH-së në SPAK, i zgjaten hetimet për 3 muaj

Ish-kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli është paraqitur sot në...

Probleme me e-Albania, PD: Të garantohet akses i plotë për qytetarët

PD ka denoncuar mungesën e shërbimeve publike digjitale. Në...

Grupet kriminale shpërndanin drogë në Tiranë, lihen në burg 14 persona

Gjykata Penale e Tiranës la sot nën masën e...