Një “Plan Marshall” për Ukrainën

Më datë:

Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen dhe kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz kërkojnë një “Plan Marshall ndërkombëtar të shekullit 21” për rindërtimin e Ukrainës

Kemi të bëjmë me një “detyrë gjeneratash, që duhet të fillojë tani”, shkruajnë ata në një artikull të përbashkët për gazetën “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. “Ndërtimi i banesave të shkatërruara, shkollave, rrugëve, urave, infrastrukturës dhe rrjetit të furnizimit me energji, të gjitha këto duhet të fillojnë tani, në mënyrë që vendi të rimbëkëmbet shpejt.” Ukrainës i duhet një perspektivë, që të mund të rimëkëmbet ekonomikisht pas fundit të luftës.

Me Planin Marshall SHBA në vitet 1948 dhe 1952 me miliarda dollarë financuan rindërtimin e Gjermanisë dhe të shteteve të tjera të Europës.

Afatgjatë do të jetë e rëndësishme, që edhe donatorët private dhe sipërmarrjet të investojnë në rindërtimin e Ukrainës, shkruajnë Scholz dhe von der Leyen. BE ka në këtë drejtim një rol të veçantë, sepse Ukraina është vend kandidat për antarësim: “Rruga e rindërtimit është edhe shtegu i Ukrainës për në Bashkimin Europian.”

Gjithahstu von der Leyen dhe Scholz theksojnë: “Mbështetja e Ukrainës është jo vetëm e drejtë, po ajo është edhe në interesin tonë.” Sepse Ukraina nuk lufton vetëm për sovranitetin e vet: “Ukraina mbron edhe rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, bazat e bashkëjetesës sonë paqësore dhe të mirëqenies mbarëbotërore.”

Ekspertët po përpilojnë dosjen “Rebuild Ukraine”

Ekonomia gjermane ndërkohë ka nisur planet për rindërtimin e Ukrainës pas luftës. Me iniciativën e Komisionit për Lindjen të Ekonomisë Gjermane (OA) 50 ekspertë kanë përpiluar një dokument me propozime të detauara dhe oferta, vë në dukje rrjeti redaksional i Gjermanisë “Redaktionsnetzwerk Deutschland” (RND). “Ne duhet të japim ndihmë të menjëhershme, për infrastrukturën dhe furnizimin me energji, por njëkohësisht duhet të mendojmë edhe të ardhmen”, tha drejtori ekzekutiv i OA, Michael Harms.

Në dosjen “Rebuild Ukraine” sipas RND rekomandohet, që për rindërtimin të marrin pjesë vendet europiane dhe BE duke emëruar përkatësisht një koordinator të nivelit të lartë për Ukrainën. Ky duhet të krijojë një këshill i cili me qeverinë ukrainase do të konsultohej për nevojat aktuale dhe projektet. Secili vend donator duhet të mbikqyrë projektet e financuara vet, për të garantuar transparencën dhe përgjegjësinë ligjore.

“Popullsia duhet të shohë shpejt rezulate të rindërtimit të infrastrukturës së shkatërruar”, tha Harms. “Njëkohësisht duhet të krijohet baza për një rritje të qendrueshme ekonomike.” Kjo do të thotë në radhë të parë, të shfrytëzohen potencialet gjigante të zhvillimit që ka Ukraina në digjitalizim, bujqësi dhe duke u mbështetur tek ndërtimi i një ekonomie pa dioksid karboni.

Scholz dhe Schmyhal hapin Forumin Ekonomik

Kancelari Olaf Scholz dhe kryeministri ukrainas Denys Shmyhal të hënën (24.10) hapën Forumin Ekonomik gjermano-ukrainas në Berlin. Ky është aktiviteti i parë bilateral i këtij lloji që nga fillimi i luftës sulmuese ruse. Në qendër të konsultimeve janë ndihma për ekonominë ukrainase. Njëpikërëndesë është sektori ukrainas i energjetikës, rrjetin e të cili e kanë goditur së fundi qëllimisht forcat ruse.

Scholz dhe Shmyhal në kuadër të këtij forumi takohen edhe për bisedime bilaterale lidhur me ndihmën gjermane për Ukrainën dhe rindërtimin e vendit. Të martën (25.10) zhvillohet në Berlin me ftesë të presidencës gjermane të grupti G7 (vendet e industrializuara) dhe të BE-së një konferencë ndërkombëtare ekspertësh për rindërtimin e Ukrainës./DW

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

PS në Njësinë 12: Rama për BE-në: Porta e hapur do mbyllet vetëm kur të hyjmë brenda

https://www.youtube.com/live/G67P3EOMCvM?si=-mH6iP9WylSqX4XL Kryeministri Edi Rama, mbajti fjalën e tij në Asamblenë...

“Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë

“Është më mirë të jesh i përgatitur sesa të...

Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!

Mes konfliktit në Iran dhe krizës së energjisë që...

Goditje në Elbasan: dy arrestime për trafik droge, sekuestrim i lëndëve narkotike dhe mjeteve

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 2 persona...