Nisin hetimet për bombën në Athinë

Më datë:

Autoritet greke kanë nisur hetimet për bombën që shpërtheu pranë zyrave të kompanisë private hekurudhore “Hellenic Train”, në Athinë.

Media greke Protothema bën me dije se punonjësit e policisë kanë bindjen se sulmi ka disa ngjashmëri me shpërthimin e një bombe jashtë zyrave të Ministrisë së Punës në fillim të vitit 2024.

Njëkohësisht po analizohen edhe pamjet video nga shpërthimi për të përcaktuar se si kanë vepruar autorët dhe intinerarin që ata kanë ndjekur. Nga provat e grumbulluara deri më tani, rezulton se autorët kanë transportuar lëndën plasëse me një skuter pa targa.

Më pas ata kanë vendosur këtë çantën e shpinës ku ndodhej bomba. Kompania private hekurudhore ishte telefonuar nga një person i panjohur, i cili paralajmëroi se bomba do shpërthente  brenda 35-40 minutave, teksa theksoi se nuk ishte mashtrim.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Këtë ngjarje mediat e lidhin me tragjedinë hekurudhore në Tempi të vitit 2023, ku të paktën 57 njerëz humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën kur një tren mallrash dhe një tren pasagjerësh që shkonte në drejtime të kundërta u futën aksidentalisht në të njëjtën binar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Operacion antidrogë në Mirditë, zbulohet kanabis në zonën pyjore, arrestohet 27-vjeçari

Një operacion i policisë kundër kultivimit të bimëve narkotike...

Rama: Raporti i SIGMA/OECD vlerëson MIA-n për koordinimin e komunikimit qeveritar

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me raportin...

Berisha: Integrimi i bazuar në meritë, jo në ndikime politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së...

Seanca në GJKKO për “Partizanin”, Taulant Balla: do e çoj deri në fund kallëzimin

Pak para dëshmisë që do të japë sot në...