Nga qershori nis zbatimi i marrëveshjes për pensionet me Italinë

Më datë:

Shqipëria dhe Italia kanë firmosur së fundmi marrëveshjen administrative që i hapë rrugë zbatimit të saj dhe përfitimeve konkrete për pensionet për qytetarët shqiptarë dhe italianë, duke filluar nga muaji Qershor i këtij viti.

Marrëveshja është firmosur në Romë, nga zëvendësministrja e Ekonomisë Olta Manjani dhe Ministrja e Punës dhe Politikave Sociale në Itali, Marina Calderone. Lajmi është publikuar edhe në faqen zyrtare të këtij dikasteri italian.

Marrëveshja për njohjen e periudhave kontributive mes Shqipërisë dhe Italisë, ju jep mundësinë emigrantëve shqiptarë që të trajtohen me pension në Itali dhe në Shqipëri në të njëjtën kohë.  

Sipas shifrave zyrtare, janë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë dhe rreth 4 mijë shtetas italianë të cilët do të jenë përfitues të pensioneve në Itali dhe Shqipëri, të cilët do të sigurojnë bashkimin e periudhave kontributive, duke bërë të mundur që asnjë vit pune të mos humbasë.

Për të marrë pension në Itali duhen minimalisht 20 vite punë, ndërsa në Shqipëri duhen minimalisht 15 vite. Me këtë marrëveshje të gjithë ata që nuk plotësojnë kushtin minimal të viteve të punës, kanë mundësi të përfitojnë sepse vitet e punës bashkohen.

Ata që kanë 10 vite punë në Shqipëri, e më pas emigruan dhe bënë edhe 10 vite punë në Itali, do përfitojnë pension, duke marrë dy pensione: i pari nga Italia për aq vite punë që kanë atje dhe i dyti nga Shqipëria për vitet e punës që kanë bërë këtu.

Qeveria Rama dhe ajo italiane e Melonit e nënshkruan më 6 Shkurt të vitit 2024 marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore mes dy shteteve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Operacion antidrogë në Mirditë, zbulohet kanabis në zonën pyjore, arrestohet 27-vjeçari

Një operacion i policisë kundër kultivimit të bimëve narkotike...

Rama: Raporti i SIGMA/OECD vlerëson MIA-n për koordinimin e komunikimit qeveritar

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me raportin...

Berisha: Integrimi i bazuar në meritë, jo në ndikime politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së...

Seanca në GJKKO për “Partizanin”, Taulant Balla: do e çoj deri në fund kallëzimin

Pak para dëshmisë që do të japë sot në...