Seanca në GJKKO për “Partizanin”, Taulant Balla: do e çoj deri në fund kallëzimin

Më datë:

Pak para dëshmisë që do të japë sot në rolin e dëshmitarit në GJKKO për gjyqin e dosjes ‘Partizani’, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla është ndalur në një prononcim për mediat. Ai tha se politikanët që shkojnë në SPAK duhet të mbështesin drejtësinë.

“Ditë e madhe për Shqipërinë. Politikanët që vijnë këtu duhet që të mbështesin drejtësinë, punën e SPAK ë po çmonton korrupsionin shumëvjeçar në Shqipëri.”, tha ai.

Ai shtoi se i qëndron kallëzimit të bërë ndaj Berishës për këtë çështje deri në fund.

“Në gjë është e sigurt se këtij kallëzim i qëndroj fjalë për fjalë. Një familjari i joti shkon dhe u premton se do u kthehet prona dhe ua merr atë me më lirë. Sot po flasim për korrupsion, dhe ai rasti tjetër nuk është i tillë. Patjetër që do të përgjigjem (Nëse dënohet për kallëzim të rremë)”, pohoi ai.

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë më afër Europë se sot, që ka rikthyer besimin te drejtësia dhe rruga jonë. Pritshmëria jonë që brenda 2030 në oborrin e BE të ngrihet flamuri kuqezi do të bëhet realitet”, u shpreh ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Përplasje në Bruksel: Von der Leyen dhe Kallas në konflikt për të ardhmen e diplomacisë së BE-së

Përplasja e vazhdueshme mes presidentes së Komisionit Evropian, Ursula...

Maliq, zbardhen detaje nga vrasja e efektivit – çobani: autori koordinohej me telefon

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi më 4...

Thumanë–Kashar, Karakaçi: koncesioni sjell rreth 1 miliard euro të ardhura tatimore

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi theksoi sot...

Trafik ndërkufitar droge, pranga dy personave në kufirin me Maqedoninë e Veriut

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Trajektorja”,...