Rama: Raporti i SIGMA/OECD vlerëson MIA-n për koordinimin e komunikimit qeveritar

Më datë:

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me raportin e SIGMA/OECD, i cili evidenton krijimin e Agjencisë për Media dhe Informim (MIA) si një strukturë e dedikuar pranë Kryeministrit, me mandat të qartë për koordinimin e komunikimit në të gjithë administratën shtetërore.

Kreu i qeverisë theksoi se, ndërkohë që shumë kritika dhe akuzat ndaj qeverisë janë shpërndarë, përfshirë pretendimet për mungesën e transparencës dhe manipulimin e informacionit, raporti i SIGMA/OECD ka treguar një tjetër realitet.

Rama vuri në dukje se Agjencia për Media dhe Informim ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe cilësor në shërbim të medieve dhe publikut.

Rama u shpreh se ky vlerësim nuk erdhi nga qeveria, por nga një burim ndërkombëtar i besuar, siç është SIGMA-OECD, i cili ka bazuar vlerësimet e tij në fakte të verifikueshme dhe analiza profesionale.

“Deri dje e bombarduan dhe përbaltën nga të katër anët, ca nga brenda e ca nga jashtë, duke vënë kujën e duke harxhuar bojë kot, për raportet e tyre të pavarura jo vetëm nga qeveria, po edhe nga faktet… Por ja që e vërteta qenkësh ndryshe, shumë ndryshe, sepse kjo Agjencia për Media dhe Informim e qeverisë, e pagëzuar në lindjen e saj me bombat e me baltën e pushtetit të katërt, luaka një rol krejt tjetër, e na qenka në shërbim cilësor të mediave dhe të publikut natyrisht.

“Dhe këtë nuk po e them më unë. Nuk e thotë as qeveria e një vendi që targetohet rëndom dhe jo rrallë fare kuturu, për lirinë e shtypit. Këtë e thotë raporti i SIGMA-OECD, një ndër ato burime institucionale ndërkombëtare, reputacioni i fortë i të cilave është krijuar mbi respektin për faktet, jo mbi perceptimet, mbi analiza profesionale, jo mbi paragjykime arbitrare, mbi vlerësime objektive të të vërtetave, jo mbi amplifikime subjektive të gjysmë të vërtetave!”, thekson Rama.

Rama përgëzoi MIA-n dhe të gjithë skuadrën e saj për këtë sukses dhe për vlerësimin nga SIGMA-OECD.

“Urime MIA-s (Media and Information Agency) dhe përgëzime të gjithë skuadrës së saj, për këtë vlerësim të stërmerituar. E vërteta vonon, po nuk harron”, nënvizoi Rama.

Raporti gjithashtu konfirmon se modeli shqiptar e trajton komunikimin jo si funksion ndihmës administrativ, por si një instrument kyç, të qeverisjes efektive, transparencës dhe besimit publike. Gjithashtu MIA identifikohet si institucioni përgjegjës për organizimin e konferencave për shtyp, reagimeve ndaj mediave dhe menaxhimit profesional të marrëdhënieve me publikun. Raporti po ashtu vlerëson ngritjen e strukturave të posaçme brenda MIA-s për të forcuar bashkëpunimin institucional.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Operacion antidrogë në Mirditë, zbulohet kanabis në zonën pyjore, arrestohet 27-vjeçari

Një operacion i policisë kundër kultivimit të bimëve narkotike...

Berisha: Integrimi i bazuar në meritë, jo në ndikime politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së...

Seanca në GJKKO për “Partizanin”, Taulant Balla: do e çoj deri në fund kallëzimin

Pak para dëshmisë që do të japë sot në...

Biskota me Qumësht

Masat: 100 gr gjalp 1 filxhan çaji qumësht 1 filxhan çaji sheqer 1...