5.5 C
Tirana

Nikolla pret Drejtoren e Institutit Kombëtar Demokrat të SHBA: NDI, partner i rëndësishëm për konsolidimin e institucioneve demokratike

Më datë:

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti Drejtoren e Institutit Kombëtar Demokratik të ShBA, znj Ana Kovacevic Kadovic.

Drejtorja Kovacecic e informoi Kryetaren e Kuvendit, znj. Nikolla, mbi bashkëpunimin e deritanishëm midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Institutit Kombëtar Demokratik të SHBA.

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, e falenderoi Drejtoren Kovacecic për bashkëpunimin e deritanishëm me Kuvendin dhe vuri në dukje se ky bashkëpunim do të vazhdojë.

“Instituti Kombëtar Demokratik i ShBA është një partner i rëndësishëm i Kuvendit për konsolidimin e institucioneve demokratike, në mbështetjen për rritjen e performancës në ushtrimin e funksioneve legjislative, mbikëqyrëse e përfaqësuese në mënyrë sa më efikase, modernizimin e shërbimeve parlamentare të Kuvendit dhe mbështetjen e edukimit qytetar e të pjesëmarrjes politike, me fokus të veçantë të rinia, etj.”, theksoi znj. Nikolla.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Isha i dehur, më gërvishti makina” – zbardhet dëshmia e autorit që vrau Petrit Ndoin me çekiç

Andri Vokrri, i arrestuari si i dyshuar për vrasjen...

Trafik armësh në Tiranë, pranga tre personave; operacioni u monitorua me dron

Artur Brahimaj, Ilir Zyberi dhe Artur Rushiti janë arrestuar...

Armët nga Fieri për bandat e Tiranës, policia çmonton grupin kriminal; vëllai i Xubit i përfshirë

Policia ka arrestuar tre persona në lidhje me trafikun...

I dënuar për drogë, Arjan Rrokajt i konfiskohen pasuritë prej 400 mijë eurosh

Prokuroria e Vlorës ka bërë me dije se janë...