Trafiku i kokainës/ Del nga qelia babai i Arbër Çekajt, GJKKO e lë në “arrest shtëpie”

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka marrë sot vendimin për babain e Arbër Çekajt, Selim Çekajn.

GJKKO ka vendosur të ndryshojë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, duke nxjerrë nga qelia Selim Çekajn.

Kështu, GJKKO ka vendosur të zëvendësojë masën e sigurisë “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për Çekajn, i cili kishte kërkuar lirinë, për shkak të problemeve shëndetësore.

Kujtojmë se 72-vjeçari u arrestua në prill të këtij viti, pasi në kontejnerin me banane e porositur prej tij nga Ekuadori, u gjetën 49 kg kokainë.

Mbi të rëndon akuza e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi