Isha i dehur, më gërvishti makina” – zbardhet dëshmia e autorit që vrau Petrit Ndoin me çekiç

Më datë:

Andri Vokrri, i arrestuari si i dyshuar për vrasjen me çekiç të Petrit Ndou ka shfaqur pendesë për krimin. Ai është rimarrë sërish në pyetje pasi i ka dalë pija dhe ka deklaruar se nuk ka dashur ta vrasë.

Sipas tij, ai ishte në gjendje të dehur dhe nuk mbante mend asgjë se çfarë kishte ndodhur apo nëse personi që ishte konfliktuar kishte ndërruar jetë ose jo.

“Nuk mbaj mend se çfarë ka ndodhur. Isha i dehur dhe kujtoj vetëm që pashë një makinë që më kishte zënë rrugën.

I kam kërkuar që të largohej dhe të kaloja i pari pasi mund të bënim aksident.

uk më dëgjoj dhe kaluam paralel. Kur pash që makina u fërkua dola dhe e godita me çekiç.

Nuk doja ta vrisja”, ka pohuar 28 vjeçari.

Ndërsa dy shokët e tij, Lorenc Goga dhe Fation Kulla të arrestuar për moskallëzim krimi kanë pohuar se u larguan fillimisht prej andej nga frika për atë se çfarë kishte ndodhur.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...

Alarm ndërkombëtar për produktet HiPP, hetime për ndotje të mundshme

Një rast shqetësues ka ngritur alarmin në disa vende...

Malaj në Uashington: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet...