Balla nga Fieri: Çështje sa teknike aq edhe e rëndësishme për të vazhduar pastrimin e sistemit të drejtësisë

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka folur nga Fieri për nismën e maxhorancës e cila ka depozituar amendamentin për ndryshimin e Kushtetutës për zgjatjen e organeve të vettingut.

Balla tha se vijimi i procesit të vettingut me të njëjtin standard që është vijuar deri më tani është një domosdoshmëri tek e cila ne partitë politike duhet të qëndrojmë larg.

“Dje grupi parlamentar i PS ka marrë vendimin për të depozituar në Kuvendin e Shqipërisë nismën e një grupi prej më shumë se 1/5 të anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë për të filluar një procedurë të ndryshimit të Kushtetutës me qëllim që t’i hapim rrugë zgjatjes së mandatit të komisionit të pavarur të kualifikimit dhe të komisionerëve publikë si niveli i parë i procesit të vettingut duke e shtyrë procesin e vettingut, pra nga komisioni i pavarur i kualifikimit deri më 31.12.2024. Duke shtuar edhe 30 muaj të tjerë të cilët besoj se janë të mjaftueshëm për ta përmbyllur procesin e vettingut.

\Ashtu sikurse tha edhe kreu i PS sot pas mbledhjes së Kryesisë, kjo është një vijueshmëri e reformës në drejtësi, një çështje sa teknike aq edhe shumë e rëndësishme sepse ruajtja e të njëjtit standard në procesin e vettingut për të vazhduar pastrimin e sistemit të drejtësisë nga ata gjyqtarë apo prokurorë të cilët nuk justifikojnë dot pasurinë e tyre, nuk kanë përgatitjen e duhur profesionale ose pastërtinë e figurës së tyre, dhe i zbulimit të çdo lloj lidhje kriminale.

Vijimi i procesit të vettingut me të njëjtin standard që është vijuar deri më tani është një domosdoshmëri tek e cila ne partitë politike duhet të qëndrojmë larg sepse themeli i reformës në drejtësi ka qenë pikërisht heqja e çdo lloj ndikimi që vinte nga partitë politike”, deklaroi Balla.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi