7.5 C
Tirana

Ngjarje e rëndë në Shkodër: Dy të vrarë, dy të plagosur, arrestohet autori

Më datë:

Shkodra u trondit nga breshëria e plumbave mëngjesin e kësaj të hëne, më 8 shtator. Ishte ora rreth 08:50 minuta, kur një 28-vjeçar hapi zjarr drejt një lokali në lagjen “Qemal Stafa”.

Pasojat janë dy të vrarë dhe dy të plagosur. Viktimat janë Armando Pali dhe Liridon Kraja, 31 vjeç. Ndërsa të plagosur mbetën një 43-vjeçar me inicialet E. V. (B.), si dhe një vajzë 25-vjeçare, kamariere në lokalin ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Pali gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa 31-vjeçari Kraja humbi jetën në spital.

Autori i ngjarjes së rëndë, sipas policisë, është një 28-vjeçar me inicialet R. G., i cili u vu në pranga pak kohë pas të shtënave.

Ai dyshohet se mbërriti me motor dhe, pasi qëlloi me breshëri automatiku në drejtim të lokalit, u largua me makinë. Megjithatë, tentativa për t’u arratisur dështoi dhe 28-vjeçari u arrestua në dalje të qytetit të Shkodrës, pranë lumit Kir. Policia sekuestroi edhe armën e zjarrit.

Momentalisht, shkaqet e kësaj masakre nuk dihen, ndërsa dyshohet se objektiv i atentatit ishte i plagosuri me inicialet E. V. (B.).

Kjo, pasi ky i fundit rezulton të jetë anëtar i një bande kriminale në Shkodër. Ndërkohë, sa i takon autorit, ai rezulton person me precedentë penalë dhe kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu.

“Rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali, dyshohet se shtetasi R. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe, si pasojë, janë plagosur shtetasi E. V. (B.), 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe shtetasja M. K., 25 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë. Gjithashtu, si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi A. P., ndërsa në Spitalin Rajonal Shkodër ka ndërruar jetë edhe shtetasi L. K. (L.), 31 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Pas disa minutash ndjekjeje, bënë të mundur kapjen e tij dhe sekuestruan një armë zjarri automatike. Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, tha policia e Shkodrës në një njoftim për mediat.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

BE uron kreun e ri të SPAK, Gonzato: Mirëpresim bashkëpunimin

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato,...

Me shtatë vota të anëtarëve të KLP, Klodian Braho zgjidhet në krye të SPAK

Prokurori Klodian Braho zgjidhet kryetar i SPAK me 7...

“Abdullah Klinaku: Ekspertiza juridike dhe vizioni profesional në arenën parlamentare”

“Abdullah Klinaku nga LVV – Jurist dhe intelektual me...

Avokati i Popullit, rrëzohet kërkesa e opozitës për heqjen nga rendi i ditës

Kuvendi rrëzoi sot me 77 vota kundër, 30 vota...