Abuzoi me adoleshenten italiane në shezlonët pranë bregut, arrestohet 26-vjeçari në Durrës

Më datë:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një vajzë e re italiane u abuzua seksualisht nga një 26-vjeçar. Kjo ka ndodhur rreth orës 05:25 të mëngjesit të datës 05 shtatorit në shezlonët përballë një hoteli në lagjen 13 të qytetit bregdetar.

Policia ka njoftuar se pas disa orësh pune intensive e profesionale, e ka vënë në pranga autorin e dyshuar, me inicialet L.P.

“Strukturat e hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë dhe duke i shkaktuar dëmtime fizike një 18-vjeçareje italiane, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Pas disa orësh hetimesh dhe veprimesh profesionale, u bë e mundur identifikimi i autorit, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i tij në flagrancë, konkretisht shtetasi L. P., 26 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, i dënuar më parë.”, bën me dije policia.

I arrestuari rezulton të jetë një person me precedent të mëparshëm penal, në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të vjedhjes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Operacion antidrogë në Mirditë, zbulohet kanabis në zonën pyjore, arrestohet 27-vjeçari

Një operacion i policisë kundër kultivimit të bimëve narkotike...

Rama: Raporti i SIGMA/OECD vlerëson MIA-n për koordinimin e komunikimit qeveritar

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me raportin...

Berisha: Integrimi i bazuar në meritë, jo në ndikime politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së...

Seanca në GJKKO për “Partizanin”, Taulant Balla: do e çoj deri në fund kallëzimin

Pak para dëshmisë që do të japë sot në...