Lista e Kombëtares, Maran: Sulmuesit me mua kanë shënuar rekord golash

Më datë:

Trajneri i ri i Kombëtares, Rolando Maran, foli në konferencë pas publikimit të listës për dy miqësoret e qershorit, ndaj Izraelit dhe Luksemburgut.

 Tekniku kuqezi deklaroi se për zgjedhjet e bëra në listë, u përqendrua te lista e madhe që ishte, ndërsa shtoi se do të dëshironte që lista të ishte më e madhe.

Maran u shpreh se në drejtimin e tij, sulmuesit kanë shënuar rekord golash dhe u shpreh besimplotë se kjo do të ndodhë edhe në Kombëtaren shqiptare.

“Do kisha dashur të ishte më e gjatë lista, sepse dua të shikoj të gjithë lojtarët. Janë dy ndeshje të rëndësishme për përgatitjen e ekipit në vazhdim. Ka qenë e vështirë, por unë iu referova listës së pritjes që ishte nga e kaluara. Strakosha po vijon procesin e rikuperimit. Po ashtu jemi takuar me Dajsinanin, Muçin, Gripshin. Është e rëndësishme që të punohet në këtë aspekt, për të marrë maksimumin nga këta lojtare. Janë dy ndeshje të rëndësishme.

Gjatë punës sime, ka rastisur që lojtarët kanë shënuar rekord golash. Kur skuadra ndërton shumë, ndihmon sulmin për të shënuar. Kjo mund të ndihmojë Brojën, por edhe sulmuesit e tjerë. Jam i bindur se me punën që do të bëjmë në fushë, do ndihmojmë skuadrën të shënojë”, tha Maran.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

G7 – Trump planifikon bisedime me Zelensky në Francë

 Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi sot se planifikon...

Parlamenti Evropian miraton zbatimin e marrëveshjes së tarifave BE-SHBA

Parlamenti Evropian miratoi sot me shumicë votash, zbatimin e...

SPAK në aksion, goditet rrjeti i madh i trafikut të drogës

SPAK ka njoftuar sot, më 16 qershor, se ka...

Hetime për vrasjen e Renis Dobrës, Prokuroria e Tirana në veprim

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për dhunën fizike...