Detaje të reja për plagosjen e ndodhur në Tiranë pak para mesnate të martën, 26 maj.
Siç raportohet, oficerët e krimeve të komisariatit nr.4 kanë identifikuar dhe kanë shpallur në kërkim tre persona, një si autor i dyshuar dhe dy të tjerët si bashkëpunëtorë, në plagosjen e 34-vjeçarit në Kinostudio.
Ngjarja, e paqartë fillimisht, ka nisur pasi i riu (që u plagos) i kishte marrë një automjet me vlerë rreth 30 mijë euro autorit dhe paratë nuk ia kishte dhënë. Kështu, ky i fundit kishte shkuar në lokal për t’i kërkuar paratë.
Fillimisht mes tyre ka pasur një debat e më pas autori ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të 34-vjeçarit, i cili ka marë vetëm një plumb në këmbë.
I plagosuri është me precedent penalë, i arrestuar për trafik klandestinësh, ndërsa në 2018-ën i ka shpëtuar një atentati. Gjatë marjes në pyetje, ai nuk ka pranuar të japë deklarime para grupit hetimor.


