“Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë

Më datë:

“Është më mirë të jesh i përgatitur sesa të pendohesh”: Me këto fjalë, komisioneri europian për Energjinë, Dan Jorgensen, përmblodhi atë që mund të presë kontinentin e vjetër në skenarin më të keq të krizës në Lindjen e Mesme, e që janë kursimet e detyruara, veçanërisht për karburantet.

BE-ja duhet të përgatitet për një krizë energjetike “afatgjatë” -deklaroi Jorgensen në një intervistë për Financial Times. Blloku sipas tij, po shqyrton “të gjitha mundësitë” për ta përballuar këtë situatë, duke përfshirë këtu racionimin e karburantit dhe përdorimin e rezervave shtesë të naftës.

Gjithmonë e më shumë, kriza në Lindjen e Mesme po shton frikën e një emergjencë të re energjetike në Europë. Jorgensen nënvizoi se produktet më të rrezikuara janë karburanti për avionë dhe nafta, ndërsa situata mund të përkeqësohet në javët në vijim. Në disa vende sakaq, masat kanë nisur tashmë: Sllovenia ka vendosur kufizime në furnizimin me karburant, ndërsa në Azi janë ndërmarrë hapa si kufizimi i përdorimit të makinave dhe shkurtimi i javës së punës.

Edhe Europa nuk ndodhet ende në një krizë të plotë furnizimi, autoritetet në Bruksel po përgatiten për skenarë më të këqij, duke paralajmëruar se çmimet e energjisë do të mbeten të larta për një kohë të gjatë. Sa i përket Italisë, situata konsiderohet më pak kritike krahasuar me vende të tjera europiane, falë kapacitetit të saj të rafinimit.

Megjithatë, mbeten rreziqe për rritjen e çmimeve dhe për furnizimin me naftë, ndërsa rezervat aktuale mbulojnë vetëm rreth një muaj konsum. Ekspertët theksojnë se një nga problemet kryesore të Europës është ulja e kapaciteteve të rafinimit, çka e bën më të vështirë përpunimin e naftës bruto në produkte të gatshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

PS në Njësinë 12: Rama për BE-në: Porta e hapur do mbyllet vetëm kur të hyjmë brenda

https://www.youtube.com/live/G67P3EOMCvM?si=-mH6iP9WylSqX4XL Kryeministri Edi Rama, mbajti fjalën e tij në Asamblenë...

Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!

Mes konfliktit në Iran dhe krizës së energjisë që...

Goditje në Elbasan: dy arrestime për trafik droge, sekuestrim i lëndëve narkotike dhe mjeteve

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 2 persona...

Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

Nis  zbatimi i Ligjit të ri “Për Kujdesin Alternativ...