MASH-i pret rekomandimet e MSH-së dhe IKSHPK-së për fillimin e vitit të ri shkollor

Më datë:

Ministria e Arsimit dhe Shkencës është duke pritur rekomandimet nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë që të nxjerrin vendimin për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/21.

Kështu ka thënë ministri i Arsimit, Ramë Likaj sot gjatë një vizite në shkollat e komunës së Shtimes.

Likaj ka thënë se përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor nga ana e tyre  janë bërë.

“Ne presim, meqenëse ne jemi të përgatitur, edhe siç e dini ligji antiCOVID, MSH-ja dhe IKSHPK-ja kanë disa kompetenca shtesë, presim rekomandimin e tyre për të nxjerrë ne vendimin për fillimin e vitit të ri shkollor. Ne shpresojmë se jemi të përgatitur, dhe natyrisht japim kontributin tonë edhe si qeveri edhe si ministri në këtë drejtim, por jemi në kordinim të plotë edhe me SBASHK-un”, tha Likaj

Ndërsa,  kreu i SBASHK-ut, Rrahaman Jasharaj tha se janë të gatshëm të fillojnë mësimin me 14 shtator, por se për këtë vendos IKSHPK në bazë të situatës epidemiologjike.

Ai ka shtuar se në shkolla është shtuar mobilizimi, janë siguruar mjetet për dezinfektim, janë marrë masat e distancës në mes bankave.

“Ne jemi kudo bashkë, qëllimi është i përbashkët. Sa i takon edhe ministrit edhe mësimdhënësve , ne jemi të gatshëm të fillojmë me 14 shtator. Vizitat qe kemi bërë nëpër shkolla, po shtihet se është shtuar mobilizimi, janë siguruar mjetet për dezinfektim, janë marre masat e distancës sociale”, ka thënë tutje Jasharaj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha rikonfirmohet në krye të PD me mbi 37 mijë vota pro

ali Berisha është rikonfirmuar në krye të Partisë Demokratike...

Rudin Hylviu zgjidhet kryetar i PD-së në Kavajë, Qosja: Fillon puna për zgjedhjet e ardhshme

Dega e Partisë Demokratike në Kavajë ka përfunduar procesin...

BEOGRAD – Serbia pezullon trafikun hekurudhor para protestës së studentëve

 Shërbimet  hekurudhore në të gjithë Serbinë u pezulluan sot...

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve...