Marrëveshja me Italinë, “Libra” sjell nesër 40 emigrantë

Më datë:

Anija ushtarake italiane “Libra” do të sjellë të premten për strehim në kampin e Gjadrit, 40 emigrantë të jashtëligjshëm, të cilëve u është refuzuar azili në Itali. Zbarkimi pritej këtë të enjte, por për arsye ende të paqarta u vendos shtyrja për 24 orë.

Ata janë i pari grup azilantësh të refuzuar në pritje të riatdhesimit që do të zbarkojnë në kampin e Gjadrit, të cilit qeveria italiane ia ndërroi funksionin përmes një dekreti më 28 Mars.

Në përfundim të këtij misioni, mediat italiane shkruajnë se anija “Libra” do të qëndrojë përfundimisht në Shqipëri, pasi ajo iu dhurua flotës ushtarake të Shqipërisë nga marina italiane përmes një marrëveshjeje të nënshkruar të martën në Durrës mes ministrave Vengu e Kroseto.

E teksa kampit të Gjadrit i është ndryshuar tashmë funksioni, mediat italiane kanë publikuar opinionin e avokatit të përgjithshëm pranë Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Europian, që lidhet me mosmarrëveshjet mes qeverisë Meloni dhe gjykatës së Romës për funksionimin e mëparshëm si qendër akomodimi për azilkërkuesit e shpëtuar nga autoritetet italiane në det të hapur.

Avokati i Përgjithshëm i kësaj gjykate thotë se autoritetet e një vendi anëtar të Bashkimit Europian kanë të drejtë të përcaktojnë një vend të sigurt origjine jashtë kufijve të unionit për kategori të caktuara emigrantësh. Ndërsa gjykatat në vendimin e tyre, kanë të drejtë t’i kërkojnë qeverisë detaje mbi mënyrën se si përcaktohet një vend i sigurtë origjine para vendimit për lejimin e dërgimit të azilkërkuesve në kampe jashtë BE-së. Vendimi përfundimtar nga Gjykata Europiane e Drejtësisë për vendet e sigurta të origjinës pritet të jepet në Maj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...