Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Më datë:

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në statut, ndërsa Grupi i Punës i ngritur për këtë qëllim ka miratuar metodologjinë dhe kalendarin e punës.

Sipas njoftimit, procesi do të zhvillohet në disa faza të përcaktuara, duke përfshirë kontributin e gjerë të strukturave të partisë.

Nga 1 deri më 10 maj 2026, të gjithë anëtarët e partisë, si dhe strukturat drejtuese, Kryesia, Këshilli Kombëtar, Grupi Parlamentar dhe Kuvendi Kombëtar, do të kenë mundësi të paraqesin propozime për ndryshime ose përmirësime në statut.

Në njoftimin e PD thuhet:

1. 1 Maj – 10 Maj 2026 – Secili anëtar i Partisë, Kryesisë, Këshillit Kombëtar, Grupit Parlamentar, Kuvendit Kombëtar mund të paraqesë propozime për ndryshime/përmirësime në Statut. Edhe sescili anëtar i Grupit të Punës duhet të paraqesë mendime/propozime me shkrim për ndryshime apo shtesa në Statut.

2. 11 Maj – 14 Maj 2026 – Shqyrtimi i të gjitha propozimeve të paraqitura brenda afatit më sipër.

3. 15 Maj – 20 Maj 2026 – Hartimi i ndryshimeve dhe propozimi final i grupit të punës mbi ndryshimet e mundshme në Statutin e PD. Dorëzimi i ndryshimeve Kryetarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë për ndjekjen e procedurave të mëtejshme statutore.

4. Brenda 25 Maj 2026 – shqyrtimi dhe miratimi nga Kryesi/Këshill Kombëtar dhe propozimi për miratim në Kuvendin Kombëtar të PD.

5. 30 Maj 2026 – Shqyrtimi dhe miratimi nga Kuvendi Kombëtar i PD.

SHËNIM: Deri në momentin e shqyrtimit dhe miratimit të propozimit nga Kryesia/Këshilli Kombëtar i PD, propozimet, puna dhe produkti i Grupit të Punës për ndryshimet në Statut është konfidenciale dhe mbledhjet e tij janë të mbyllura.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...

Shkatërrim i pronës me zjarr dhe arratisje! Arrestohen dy të shpallurit në kërkim në Durrës

Policia e Durrësit ka vijuar operacionet për kapjen e...