Fushata e PD-së, Berisha: Nesër të gjitha surprizat

Më datë:

Surprizë mbetet fushata e Partisë Demokratike. Kreu i saj Sali Berisha u rezervua edhe sot të tregojë detaje se çfarë do të ndodhë nesër.

“Fushata surprizë. Problemi është se çifti dashurohet muaj apo vite, por e ka një ditë që ndryshon dhe paraqitet tjetër dhe të gjithë pavarësisht se i kanë parë qindra mijëra herë vrapojnë t’i shohin atë ditë si çift. Të gjitha surprizat janë nesër”, tha Berisha.

Kryedemokrati u pyet edhe për një parashikim për rezultatin e 11 Majit. Berisha u përgjigj se nuk është profet.  

“Siç e kam theksuar unë nuk jap kurrë përqindje dhe numra sepse unë nuk jam profet, nuk marr rol profeti. Ajo çka bëj unë dhe po përpiqem me forcën time të siguroj një mbështetje madhore kombëtare për fitoren e 11 Majit dhe besoj se këto janë evidente. Shihni entuziazmin që ekziston dhe optimizmin e ligjshëm që ekziston sot në Shqipëri”, tha Berisha.

Berisha u ndal edhe te zhvillimet në Parlamentin Europian ku tha se komuniteti ndërkombëtar është i vendosur që Shqipëria të bëjë zgjedhje të lira.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...