Maliqi në kaos për territorialen, qytetarët dhe opozita kundër bashkimit

Më datë:

Këshilli Bashkiak i Maliqit u mblodh sot jashtë radhe me kërkesë të palës opozitare, por pas 20 minutash diskutime, nuk u arrit në një vendim pro apo kundër shkrirjes së bashkisë dhe bashkimit me atë të Korçës, sipas propozimit të PS.

Kjo mbledhje u organizua pas konsultimeve publike në të gjitha njësitë vendore të bashkisë. Përfundimi i mbledhjes erdhi nga anëtarët e PS, të cilët boshatisën sallën.

Në rendin e ditës ishte parashikuar miratimi i qëndrimit zyrtar të këshillit bashkiak Maliq për t’ia përcjellë Kuvendit të Shqipërisë në kuadër të procesit të rishikimit të ndarjes administrativo-territoriale.

Këshilltarët e PD thanë se pjesa më e madhe e qytetarëve janë shprehur kundër shkrirjes së bashkisë.

“Komuniteti është shprehur 95-97% kundër bashkimit territorial. Në çdo krushqi, ka një vajzë dhe një djalë. Deri tani është pyetur Maliqi vetëm se çdo të bëjë se çfarë do të bëjë. Korça nuk ka asnjë prononcim, a na duan ata ne të shkojmë të bëjmë këtë martesë? Ky këshill e ka mbaruar legjitimitetin”, tha Yllson Braimllari, pjesë e partisë Bashkë Fitojmë.

Nga ana tjetër, kryetari i Këshillit, Ornild Demollari dhe ai i grupit të këshilltarëve të majtë janë shprehur kundër vendimmarrjes në këtë mbledhje, për shkak të paqartësive në draftin e reformës. Mbyllja e mbledhjes ka shkaktuar reagime të ashpra nga këshilltarët e opozitës dhe qytetarët.

“Ulu atje! Kush e mbyll mbledhjen? Ulu shpejt!”

“Luani me popullin ju? Ç’bëhet kështu?”

“Si s’ju vjen turp more?”, kundërshtuan qytetarët.

Reforma Territoriale ka nxitur debate e diskutime të mëdha si në publik ashtu dhe në skenën politike. Propozimi i Partisë Socialiste për uljen e numrit të bashkive në 46 nga 61 që janë aktualisht, ka çuar në protesta nga ana e qytetarëve si dhe kundërshti nga bashki nën drejtimin e PS.

Ky konsolidim territorial, sipas PS, nuk sjell “zhdukjen” e asnjë bashkie, por çdo qendër e prekur nga ky proces do të ketë përfaqësim institucional përmes nënkryetarit përkatës dhe përfaqësimit në këshillin bashkiak.

Nga ana tjetër, në draftin e Partisë Demokratike propozohet krijimi i 100 bashkive dhe 6 rajoneve, duke parashikuar shtimin e 39 njësive të reja vendore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

SHBA thirrje liderëve politikë për formimin e institucioneve në Kosovë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ritheksuar thirrjen ndaj...

Përshtati lokalin për zhvillimin e lojërave të fatit, arrestohet 35-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit njoftoi sot se në kuadër të...

Kërkesa për referendum për ligjin e zonave të mbrojtura, KQZ miraton fletën tip për mbledhjen e firmave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) zhvilloi sot seancën publike...

Forcohet bashkëpunimi institucional për parandalimin e pastrimit të parave

 Inspektorati i Përgjithshëm  dhe Agjencia e Inteligjencës Financiare kanë...