Forcohet bashkëpunimi institucional për parandalimin e pastrimit të parave

Më datë:

 Inspektorati i Përgjithshëm  dhe Agjencia e Inteligjencës Financiare kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi institucional, me synim forcimin e mekanizmave për parandalimin dhe raportimin e rasteve të dyshuara të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në kuadër të proceseve të inspektimit.

Marrëveshja u nënshkrua nga Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, në emër të Inspektoratit të Përgjithshëm, dhe drejtori i Agjencisë së Inteligjencës Financiare, Ervin Koçi, në emër të AIF-së.

Ky bashkëpunim synon të rrisë kapacitetet institucionale dhe profesionale të strukturave inspektuese për identifikimin në kohë të fakteve dhe rrethanave që mund të lidhen me aktivitete financiare të paligjshme.

Në bazë të marrëveshjes, Inspektorati i Përgjithshëm angazhohet të njoftojë menjëherë Agjencinë e Inteligjencës Financiare për çdo fakt, të dhënë apo rrethanë që ngre dyshime për veprimtari të paligjshme financiare, të konstatuara gjatë ushtrimit të funksioneve të inspektimit.

Palët do të bashkëpunojnë gjithashtu për shkëmbimin e informacionit dhe dokumentacionit me interes të ndërsjellë, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Inspektorati i Përgjithshëm do t’u përgjigjet kërkesave për informacion të AIF-së brenda 10 ditëve pune, ndërsa në rastet urgjente afati i përgjigjes do të jetë 3 ditë.

Një tjetër komponent i rëndësishëm i marrëveshjes është rritja e kapaciteteve profesionale të personelit inspektues.

Në këtë drejtim, Agjencia e Inteligjencës Financiare do të mbështesë Inspektoratin e Përgjithshëm përmes materialeve udhëzuese, informacionit mbi tipologjitë dhe indikatorët e rrezikut, si dhe përfshirjes së ekspertëve të saj në aktivitetet trajnuese për inspektorët.

Marrëveshja përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritjes së efektivitetit të mekanizmave shtetërorë në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Inspektorati i Përgjithshëm dhe Agjencia e Inteligjencës Financiare mbeten të angazhuar për një bashkëpunim të vazhdueshëm, shkëmbim efektiv të informacionit dhe forcim të kapaciteteve profesionale, me synim rritjen e integritetit, transparencës dhe sigurisë së veprimtarisë financiare në Republikën e Shqipërisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

SHBA thirrje liderëve politikë për formimin e institucioneve në Kosovë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ritheksuar thirrjen ndaj...

Përshtati lokalin për zhvillimin e lojërave të fatit, arrestohet 35-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit njoftoi sot se në kuadër të...

Kërkesa për referendum për ligjin e zonave të mbrojtura, KQZ miraton fletën tip për mbledhjen e firmave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) zhvilloi sot seancën publike...

Situata e zjarreve nën kontroll në Tërbun, vijon operacioni në Gojan dhe Gjegjan të Pukës

Në zonën e Malit të Tërbunit, Gojanit dhe Gjegjanit...