Çmimi i naftës rritet me shpejtësi, në Shqipëri shkon në 219 lekë

Më datë:

Çmimi i naftës është rritur sërish, 1 litër naftë në tregun e pakicës shqiptarët po e blejnë 219 lekë. Para kësaj të mërkure ndryshimi i fundit i tabelave të karburantit ndodhi katër ditë më parë ku çmimi i naftës shkoi 215 lekë/L, ndërsa sot e njëjta lëndë djegëse kushton 4 lekë më tepër.

Nga muaji qershor e deri më tani tabelat e çmimeve të karburanteve kanë ndryshuar disa herë, kjo si pasojë e tensioneve të vazhdueshme që ndodhin mes SHBA dhe Iranit, në Ngushticën e Hormuzit.

Në 15 gusht nafta brend kushtonte 88 dollarë për fuçi, ndërsa sot ky çmim është shtrenjtuar me 4 dollarë, duke bërë që çmimi përfundimtar të shkojë në vlerën e 92 dollarëve për fuçi. Këto shifra sollën ndikim edhe për konsumatorin shqiptar duke bërë që naftën ta marrin 1.86% më shtrenjtë se 4 ditë më parë.

Nëse i referohemi të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, një ditë më parë nafta e importuar ka kushtuar 54 dollarë/ton më tepër se ngarkesa e 15 gushtit, ku nafta e importuar në këtë datë kapte vlerën e 1376 dollarëve për ton, ndërsa para 24 orëve ky çmim shkoi në shifrat e 1421 dollarëve për ton.

Luhatjet e vazhdueshme të çmimit të karburanteve në bursën botërore mund të detyrojnë Këshillin e Ministrave të rikthejë Bordin e Transparencës, i cili nga ministria Ibrahimaj u ndërpre më 19 qershor me pretendimin që situata e tregjeve ndërkombëtare e hidrokarbureve është përmirësuar. Por që situata gjeopolitike gjatë korrikut dhe gushtit nuk ka qenë aspak e qetë, kjo shihet dhe në ndryshimin e herëpashershëm që pëson çmimi i naftës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

LVV dhe LDK, konsulta për një president konsensual 

Derisa Vetëvendosje dhe LDK po vazhdojnë konsultat brenda partive...

Sherri nisi në TikTok, 28 të proceduar pas përplasjes në Tiranë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga konflikti...

Përplasja e dy skafeve në Koman, disa të plagosur, dyshohet shpejtësia e lartë

Një aksident me mjete lundruese ka ndodhur në liqenin...

Sekuestrohen 3 automjete me vlerë qindra mijëra euro, dyshohet se janë vjedhur në Gjermani

Policia e Tiranës sekuestroi tre mjete luksoze me vlerë...